Shi meteorësh në Rusi


Fenomeni ka ndodhur mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar rreth 250 të lënduar. Rënia e shiut të meteorëve ka provokuar shpërthime të fuqishme në lartësi të ulët në atmosferë. Sipas ministrisë së Emergjencave ruse, meteoritët ka ndodhur në një zonë jo shumë të populluar dhe rreth 250 persona kanë telefonuar për të kërkuar asistencë mjekësore.
Pjesa më e madhe e tyre janë lënduar nga thyerja e xhamave, ndërsa tre prej tyre mendohet se kanë pësuar dëme më të mëdha. Raportohen dëme në godinave, si rrëzimi i çatisë së një fabrike. Një video amatoriale e transmetuar në televizionet ruse tregon se si një objekt i shndritshëm ka rënë nga qielli rreth orës 9:20 (ora lokale). Fragmente të meteorit mësohet se kanë shpërthyer shumë afër një zone të banuar në në rajonin e Chelyabinsk, rreth 1500 km larg Moskës.
Banorët në Chelyabinsk thanë se situata që u krijuar në atë moment ishte e frikshme. “Toka dridhej, xhamat e dritareve u thyen dhe gurët që binin mbi makina ndezën alarmet”,-tha njëri prej tyre. Një zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave tha madje se një meteorit shpërtheu mbi qytet.