SHBA do të bombardojë Guamin me … minj të ngordhur


Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që të hedhin minj të ngordhur në ishullin e Guamit, në një përpjekje për të ndaluar vërshimin e gjarpërinjve të pemëve, që janë kthyer në një shqetësim.
Frika ekziston se gjarpërinjtë, që mbërritën në ishull me anë të anijeve amerikane pas Luftës së Dytë Botërore, mund të përhapen edhe në ishujt e Havait.
Zogjtë vendas në Guam janë drejt zhdukjes si pasojë e gjarpërinjve.
Po ashtu gjarpërinjtë kanë shkaktuar probleme me energjinë, pasi ngjiten në shtylla dhe tela. Ata kanë hyrë edhe në banesa, duke kafshuar njerëz, përfshi bebet.
Po ashtu në rrezik është edhe imazhi i Guam si një vend turistik.
Zgjidhja është që të hidhen minj të ngjyer me acetaminofen, një përbërës aktiv në qetësues si Tylenol.
Ekspertët amerikanë thanë se nuk ka asnjë vend në botë që ka probleme me gjarpërinjtë si Guami.
Ekspertët thonë se këta gjarpërinj, ndryshe nga të tjerët, ha edhe ushqim që nuk është preja e tij.
Po ashtu acetaminofen nuk është i dëmshëm për njerëzit.
gjarper