Ronaldo VS Van Persie


Sfida mes Real Madrid dhe Manchester United pritet të sjellë në fushë superyje të futbollit botëror si Ronaldo, Rooney, Van Persie, Benzema, Alonso, Ramos, Ferdinand e Evra.
Por vëmendja më e madhe pritet të jetë tek dy yjet që po shënojnë shumë gola në kampionatet e tyre, Ronaldo e Van Persie.
UEFA në analizat e bëra ka bërë një krahasim të Ronaldos dhe Van Persiet në dy sezonet e fundit. Ronaldo ka statistika dukshëm më të mira duke shënuar 86 gola nga 76 ndeshje, ndërsa Van Persie 56 gola nga 75 ndeshje.
Edhe në asistime, goditje, e disa statistika të tjera Ronaldo është më i mirë se ylli holandez.
Van Persie ka më shumë shanse të krijuara për bashkëlojtarë me 148 shanse, ndërsa Ronaldo me 135.
Megjithatë këto statistika mbesin të shkuara ndërsa sot në fushë pritet të shihet se cili do të jetë më i suksesshëm./Indeksonline/