Ronaldo: Nuk ka doping në futboll


Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, është i bindur se nuk ka doping në futboll, pasi ai mendon se produktet e rritjes së performancës së një individi nuk do të bënin dallimin në tërë lojën e ekipit. Ish-presidenti i Real Sociedad, Inaki Badiola, ka pohuar më herët këtë javë se baskët kishin blerë e përdorur substanca të ndaluara gjatë një periudhe gjashtë vjeçare, në mes të viteve 2001 dhe 2007.

Megjithatë, klubi në fjalë as që ka lëvizur për t’i mohuar akuzat, por CR7 mendon se nuk ka vend për doping në sport.

"Është një situatë shumë delikate, por personalisht mendoj se kjo nuk është rezultat i dopingut në futboll. Ky është një sport kolektiv dhe unë nuk mendoj se është e nevojshme që të përdorësh doping për të përmirësuar performancat tuaja. Megjithatë, nuk mund të betohem se askush nuk e ka bërë këtë gjë. A është futbolli një sport i pastër? Po, 100 %. Unë nuk mendoj se këto lloje gjërash nuk ekzistojnë", tha Ronaldo për "AS".