Ka një numër të madh adhuruesish, ka qenë e lidhur me Rob Kardashian dhe së fundmi ishte përfolur se ajo është në lidhje me fituesin e “X Factor”, James Arthur, pastaj me Harry Styles, reperin Drake dhe Bruno Mars.
Biondina me prejardhje nga Kosova ndoshta mund të jetë ëndrra e meshkujve, por Rita thotë se ajo i ka sytë tek “femra” e saj, supermodelja biseksuale Cara Delevingne, raporton tabloidi britanik “The Sun”.
Dy shoqet janë të pandara, dhe kur ato janë larg njëra-tjetrës, shkëmbejnë mesazhe telefonike.
Sipas Ritës, dashuria e saj për modelen e vitit Caran është e paskajshme.
“Ajo zyrtarisht është e imja. Ajo është e paprekshme. E kam hequr nga tregu. Ne e thërrasim njëra-tjetrën ‘grua’”, ka thënë ajo. “E dini çfarë do të thotë fjala grua? Është sikur të martohesh e kjo është gruaja jote!”.
“Ne vetëm kemi parë njëra-tjetrën pastaj kemi filluar të flasim. Dhe tani ne gjithmonë jemi bashkë”./KD





