Newt Gingrich
Politikat e zotit Obama kanë qenë thjesht vetëm të kundërtat e kësaj: biliarda dollarë shpenzime përmes stimujsh të kotë, marrja nën kontroll e kujdesit shëndetësor nga ana e qeverisë, aktivistë që sulmojnë bizneset dhe demonizim i krijuesve të vendeve të punës.
Trumbetimi i Presidentit Obama dhe avokatura e tij për rritjen e taksave ndaj investitorëve, sipërmarrësve dhe bizneseve të vogla rrezikon ta çojë vendin në një tjetër përplasje në vitin 2013, atëherë kur normat e tatimit mbi të ardhurat nga epoka e Bushit do të skadojnë.
Ndërkohë, bizneset në Amerikë vazhdojnë të vuajnë normën e tatimit të lartë ndaj biznesit në botën e industrializimit, ku asnjë masë lehtësuese nuk duket në horizont. Ky makth nuk do të marrë dot fund derisa epoka e politikave ekonomike të Reganit do të vendoset: Reforma tatimore për të maksimizuar rritjen ekonomike, një dollar të shëndoshë dhe një rregullore e zgjuar do të nxisë një tjetër bum historik.
Së pari, ne duhet të reduktojmë normën federale të taksave ndaj biznesit në 12.5%, të eliminojmë tatimin mbi fi timin si një taksë e dyfishtë mbi të ardhurat e kapitalit dhe të eliminojmë tatimin e patundshëm. Ne duhet të lejojmë shpenzimet e menjëhershme (shkurtimet e shpenzimeve Brenda një viti) për investime në pajisjet kapitale dhe kështu punëtorët amerikanë mund të vazhdojnë të jenë më produktivë në botë, duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe më të avancuar.
Në anën e të ardhurave personale, unë propozoj një taksë të sheshtë opsionale prej 15%, duke u dhënë mundësi atyre taksapaguesve amerikanë që preferojnë që pagesa e taksave të paraqitet si kthimi i një kartoline. Kjo masë do të kursejë afër gjysmë trilion dollarë në vit nga kombinimi i taksave me shkurtimin e shpenzimeve. Këto reforma tatimore nuk janë të dizenjuara të jenë të ardhura neutrale, por janë të dizenjuara për të maksimizuar krijimin e vendeve të punës, paga dhe rritjen ekonomike. Ne në këtë mënyrë do të balancojmë buxhetin me rritjen e të ardhurave nga shkurtimet e shpenzimeve. Kjo do të përfshijë thyerjen e kompanive Fannie Mae dhe Freddie Mac, në kompani të menaxhueshme tërësisht private, pa garanci qeveritare.
Së dyti, dollari duhet të stabilizohet duke krijuar një rregull të çmimeve për Rezervat Federale për të ndjekur kështu sjelljen e politikave monetare. Kjo do të ndihmojë në stabilizimin e normave ndërkombëtare të këmbimit, të zgjidhë ciklet e vazhdueshme të krizës globale financiare dhe problemet investuese, do të krijojë një qark të rregullt në menaxhimin e gazit, çmimet e ushqimeve dhe do të zhbllokojë sistemin e ngrirë të kreditit. Së treti, barra e shpenzimeve rregullatore për bizneset amerikane dhe konsumatorët duhet të lehtësohet. Duke reflektuar kundërshtimin tim të palëkundur për tregtinë dhe çdo formë tjetër të tatimit për energjinë apo karbonin, mendoj se ne duhet të zëvendësojmë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit me Agjencinë e Mjedisit. Ne duhet të lëvizim nga konfrontimi antirritje në lidhje me biznesin, por duhet të bashkëpunojmë me krijuesit e vendeve të punës, shteteve dhe komuniteteve lokale për të arritur rezultate më të mira. Ne duhet të shfuqizojmë Dodd-Frank dhe shuma të mëdha parash do të shpëtojmë, të shfuqizojmë Sarbanes-Oxley dhe të rivendosim Wall Street si treg të shquar në botë i paanshëm dhe i drejtë. Ne mund të shpëtojmë biliona të tjera në taksat, shpenzimet dhe kostot rregullative, duke shfuqizuar dhe zëvendësuar me fuqi nismën e Obamës për kujdesin shëndetësor, duke mos përfshirë asnjë mandat individual të sigurimit dhe asnjë problem pune në mandatin e punëdhënësit. Ne gjithashtu duhet të modernizojmë administrimin e Food and Drug, duke njohur nevojën për të marrë ilaçe kurative dhe teknologji të avancuara për pacientët, duke hequr pengesat e kostove të tyre.
Plani im ekonomik përfshin reforma të thella dhe jep të drejtën e shkurtimit të shpenzimeve federale brenda një kohe të shkurtër për të zgjidhur kështu problemet ekonomike dhe krizën fiskale. Reformat janë gjithëpërfshirëse, ato vijojnë me zgjerimin e kursimeve personale, investime dhe llogaritë e sigurimit derisa përfundimisht të financohen të gjitha përfitimet e financuara nga taksimi i pagave. Reformat e suksesshme federale dhe mirëqenia e vitit 1996 duhet të zgjerohet për çdo program federal.
Ne gjithashtu duhet të kemi një plan amerikan të energjisë, çlirimin e industrisë së energjisë për të maksimizuar prodhimin e të gjitha formave të energjisë amerikane, sigurimin e furnizimit të besueshëm me kosto të ulët me benzinë, naftë, gaz natyror, qymyr dhe burime të tjera të energjisë esenciale për të nxitur një ekonomi drejt lulëzimit. Këto politika do të ndezin një tjetër rekord kryevepre, një tjetër udhëheqës të suksesshëm botëror drejt një bumi ekonomik 25-vjeçar, pra, rikthimin e ëndrrës amerikane dhe rindërtimin e Amerikës me dashuri.





