Provë e tretë bërthamore koreano-veriore




Shërbimi gjeologjik amerikan, raportoi mbi një tërmet me magnitudë 4.9 shkallësh në Korenë e Veriut, duke rritur frikën se Pheniani mund të ketë shkuar përpara me kërcënimin e tij për të kryer një provë të tretë bërthamore.
Agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut tha fillimisht se tërmeti duket se është shkaktuar nga  njeriu, dhe me pas te dhenat treguan se dridhjet ishin pasoje e një prove te nendheshme berthamore nga ana e Phenianit.
Koreja e Veriut kidhte kërcënuar se do të kryente provën e saj të tretë bërthamore në hakmarrje për sanksionet e Kombeve të Bashkuara që u zgjeruan muajin e kaluar në përgjigje të hedhjed kohët e fundit të raketave me rreze të gjatë koreanoveriore.