Polici amerikan shpëton dy drerë duke qëlluar me saktësi (VIDEO)



Ky është momenti kur një polic amerikan përdor pistoletën e tij për të ndarë dy drerë, të cilëve iu ishin ngatërruar brirët shumë keq gjatë një dueli.
Drerët rrezikonin që të ngordhnin ngadalë, nëse nuk do të ishin çliruar nga pistoleta e policit, që qëllon me një saktësi për t’u përgëzuar.
Autoritetet thonë se shpesh drerëve iu ngatërrohen brirët në duele dhe nuk janë të pakta rastet kur kafshët gjenden të ngordhura, pasi nuk çlirohen dot.
Videoja ka shkaktuar edhe zemërim nga organizatat e mbrojtjes së kafshëve, që thonë se mund të ishte përdorur qetësues.
Edhe qetësuesi në shumë raste rezulton fatal.