Është paralajmëruar shumë për mbrojtjen kundërajrore të Sirisë.
Vjet në dhjetor, Aleksandër Leonov, shef i mbrojtjes kundërajrore ruse, tha: “Nuk duhet bërë shaka me mbrojtjen kundërajrore siriane. Kjo është arsyeja pse askush nuk e ka sulmuar seriozisht nga ajri”.
Por avionët ushtarakë izraelitë kanë bombarduar pa problem në Siri, madje sërish. Në vitin 2007 Izraeli kishte bombarduar një central atomik me shumë avionë ushtarakë, duke e shkatërruar plotësisht.
Por çfarë ndodh?
Siria ka investuar shumë në sistemin e saj kundërajror.
Megjithatë kjo ka ndodhur dekada më parë. Avionët luftarakë modernë depërtojnë në një kohë shumë të shkurtër në hapësirën e saj ajrore dhe nuk mund t’u kundërpërgjigjesh.
Sipas një informacioni të Institutit amerikan për Studimin e Luftës, Siria ka këto armë kundërajrore në dispozicion:
Radarët- Siria ka një rrjet të mirë radarësh. Edhe pse janë të vjetër prej dekadash, sërish funksionojnë mirë.
Raketa kundërajrore- Arsenali që Siria kishte para nisjes së kryengritjes përbëhet nga 900 raketa të mëdha dhe 4 mijë raketa të vogla sovjetike. Shumë prej tyre janë shumë të vjetra. Efektiviteti i tyre është i diskutueshëm.
Topat kundërajrorë- Siria ka topa kundërajrorë me radar, por edhe topa të kontrolluar vizualisht nga 14.5 deri në 100 milimetër, prodhim rus dhe sovjetik. Por ato nuk mund ta ndalin valën e sulmeve të avionëve modernë ushtarakë. Siria pati rrëzuar vjet një avion ushtarak turk, me ndihmën e topave kundërajrorë, por zyrtarët amerikanë thonë se avioni kishte më shumë se katër minuta në hapësirën ajrore siriane. Se pse ndodhej aty kaq gjatë, nuk dihet.
Kundërajrorë portabël ka një numër të pacaktuar, edhe këto me origjinë ruse dhe sovjetike.
Rebelët kanë pushtuar në të shkuarën disa pika të rëndësishme ushtarake, duke kapur një sasi kundërajrorësh portabël dhe raketa kundërajrore.
Rebelët i përdorin këto kundërajrorë portabël për të qëlluar mbi helikopterët e qeverisë.
Reporteri i njohur i New York Times, C.J Chivers, që ka punuar rregullisht në Siri, thotë se arsenali i raketave në Siri është një grumbull i padobishëm, që mund të cilësohet si mbeturina toksike./SPIEGEL





