Të paktën 18 turistë të huaj vdiqën pasi një balonë me ajër të nxehtë u përplas në Luxor të Egjiptit mëngjesin e sotëm.
Duket se vetëm dy persona kanë mbijetuar kur balona u rrëzua pas një shpërthimi gazi në 300 metra lartësi.
Dëshmitarët thanë se panë flakët dhe më pas dëgjuan një shpërthim përpara se balona të rrëzohej në një fushë me kallamsheqeri.
Operatori turistik Kuoni ka konfirmuar se mes të vdekurve janë nëntë turistë kinezë, dy britanikë, dy francezë dhe të tjerët japonezë.
Një menaxher i operatorit turistik tha se koshi i balonës kishte marrë flakë kur ra në tokë.
Një fotograf amerikan ishte në një balonë pas tyre dhe arriti të realizojë disa foto.
Piloti i balonës së rrëzuar është në spital me 70 përqind djegie në trup.
Katastrofa mendohet se mund të jetë më e rënda në historinë e aksidenteve të balonave më ajër të nxehtë. Në vitin 1989 13 njerëz vdiqën kur dy balona u përplasën në Australi.





