Për Neymar, Anglia shumë e dobët


Ylli brazilian, Neymar e ka vlerësuar Anglinë si një përfaqësuese autsajdere për të fituar Kampionatin Botëror "Brazili 2014".
Supertalenti brazilian tha se Anglia mund të mbështetet vetëm në Rooney, ndërsa përfasqësueset tjera kanë lojtarë më të mëdhenjë."Për mua Anglia nuk ka shanse për të fituar kampionin e botës.
Nëse Messi nuk është mirë te Argjentina, ata kanë një Aguero dhe Tevez në lojë. Nëse te Spanja Iniesta nuk është në më të mirën e tij, ata kanë një Xavi dhe Villa që mund të vendosin ndeshjen" deklaroi Neymar./indeksonline/