Nisën ‘Pranverën Arabe’ dy vjet më parë, por janë sërish në flakë (FOTO)


Të rinjtë janë përplasur me policinë sot, ndërkohë që mijëra njerëz e kthyen një funeral për liderin e opozitës në Tunizi, Chokri Belaid në një protestë kundër qeverisë.
Policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve, që u vunë flakën makinave dhe goditën me gurë forcat e rendit.
Rreth 50 mijë njerëz ishin mbledhur për të marrë pjesë në funeralin e liderit opozitar sekularist Chokri Belaid.
Vdekja e tij ka ndezur sërish një krize në Tunizi, vendin që në dhjetor të vitit 2010 nisi “Pranverën Arabe”.
Të rinjtë hidhnin gurë dhe ishin të armatosur me thika e shkopinj.
“Këta djem janë të pakontrollueshëm dhe nuk ndjekin ndonjë ideologji politike,” tha Moncef Chebbi, 68 vjeç, një programues kompjuterësh, i dalë në pension.
Të rinjtë bërtisnin duke kërkuar revolucion.
Ata sulmonin Rachid Ghannouchi, lider i partisë islamike në pushtet, Ennahda.
Pas vrasjes së liderit të opozitës jashtë shtëpisë së tij, kryeministri Hamdi Jebali, një islamik, tha se do të shpërndajë qeverinë dhe do formohet një kabinet vetëm me teknokratë, që do të udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Belais, avokat dhe figurë e opozitës sekulariste.
Familja e tij ka akuzuar partinë në pushtet, por kjo e fundit mohon një gjë të tillë.
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

Related Posts: