Mund të zgjedhin nga plot 18 modele për flokët (FOTO)


E kemi provuar edhe ne para më shumë se dy dekadash, kur modelin e flokëve e përcaktonte qeveria.
Kështu ndodh edhe në Korenë e Veriut, ku femrat mund të zgjedhin nga 18 modele flokësh, të miratuara zyrtarisht nga qeveria komuniste.
Kurse meshkujt nga ana e tyre kanë dhjetë modele zyrtare, ku duhet të zgjedhin atë që u shkon më shumë.
Në vitin 2005, televizioni shtetëror nisi një fushatë, duke kërkuar nga meshkujt që të mbajnë flokë sa më të shkurtra.
Madje kamerat gjurmonin meshkujt që mbajnë flokët e gjata dhe i denonconin publikisht.
Televizioni shtetëror pretendonte se flokët e gjata të vjedhin energjinë nga truri.
Meshkujt duhet të mbajnë flokët më të shkurtra se 5 centimetra dhe duhet t’i presin çdo 15 ditë.
floket 1
2