Momenti kur policia neutralizon personin me thikë në fyt (VIDEO)

Ky është momenti kur policia neutralizon një person që mbante një thikë në fytin e tij.
Gjithçka ndodhi gjatë ndërrimit të rojeve në Buckingham Palace në Londër.
Policia u desh të përdorte një taser (armë me elektroshok), për të neutralizuar 54- vjeçarin, Talhat Rehman.
Ndërrimi i rojeve në pallatin mbretëror është një moment që ndiqet nga shumë turistë, ndaj kishte edhe shumë njerëz në shesh në momentin e ngjarjes.
Në pallat ishte Mbretëresha dhe Duka e Edinburgut.
Ende nuk dihen shkaqet se pse personi e ndërmori këtë veprim, por dyshohet se ai vuante nga probleme mendore.