Martohet Polat Alemdar i “Lugina e ujqërve” (FOTO)


Formula e martesës është të thuhet vetëm një “PO” e madhe dhe gjithçka kthehet më ndryshe nga ajo që kemi jetuar më herët si beqarë.
Polat Alemdar
Me një vendim surprizë, aktori i njohur Necati Sasmaz apo, i njohur si Polat Alemdar nga seriali “Lugina e ujqërve”, është martuar më datë 12 dhjetor të vitit të kaluar.
Martesa e tij vjen si surprizë për të gjithë fansat, por edhe për publikun e gjerë, pasi ka kurorëzuar me martesë dashurinë me Kaskç? Nagehan, mbesën e Omer Lutfi, skenaristit të serialit ”Lugina e ujqërve”, bukuroshen 21 vite më të re se ai.
Polat Alemdar
Ai, i veshur me kostumin e zi të serialit, kishte zgjedhur pikërisht datën 12 dhjetor si një datë fatsjellëse, ndërsa ceremonia martesore është realizuar në një lokal të vogël në Stamboll.
Interesante ishte se gjatë ceremonisë kishte të pranishëm shumë pak njerëz, familjarë dhe të afërm, ndërsa ai pas kurorëzimit i puthi dorën të ëmës tri herë.
Muajin e mjaltit çifti është duke e shijuar në ishujt Maldive. Necati Sasmaz, apo i famshmi Polat Alemdar, është lindur më 15 dhjetor të vitit 1971 në Harput, Elazig të Turqisë.
Edhe pse ka mbaruar studimet për Turizëm dhe Menaxhim hoteli, me profesion është aktor, ndërsa popullaritetin e tij e ka arritur nga seriali “Lugina e ujqërve” dhe “Lugina e ujqërve Irak”.
Polat Alemdar
Ka jetuar për gjashtë vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa më pas është kthyer për një vizitë te prindërit e tij në Turqi.

Më 11 shtator të vitit 2001, ai kishte prerë biletën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak të sulmeve terroriste vendosi të anulojë udhëtimin dhe vazhdoi të jetojë në Turqi.
Brenda një kohe të shkurtër atë e takon regjisori i njohur, Osman Sinav, i cili i ofron rolin kryesor te seriali “Lugina e ujqërve”, në të cilin vazhdon ende të aktrojë.
polat4
polat1
polat5
Polat Alemdar
polat7
polat9 polat8
Femina.al

Related Posts: