![]() |
| Rovena Stefa gjate xhirimeve te videos se fundit “Hajde ti” |
Për pak klikime më shumë në internet, duket se gjithkush është gati të bëjë gjithçka.
Tashmë që është fakt se nëpërmjet Youtube mund të fitosh para, “lufta” bëhet edhe më e egër.
E fundit e cila ka reaguar mjaft ashpër është Rovena Stefa, e cila mban edhe statusin e ndër më të kilikuarave në internet.
Ajo denoncon kanalin “Arkiva Shqip” për vjedhje. Por nuk mbetet me kaq, së fundi Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj të re “Fake”, ku ndër të tjera ajo i quan kolegët e saj “palaço”, e cila duket se Rovenës i ka “djegur”.
Reagimi i plotë i Rovena Stefës
Koleget e mi kengetare , ruajuni nga Arkiva Shqip! Ky mashtrues i madh mban me dhune te drejtat e kengeve tona ne youtube! Ai na vjedh duke shfrytezuar mundin tone shumevjecar, kenget dhe videot tona ne youtube duke fituar te ardhurat tona.Qe te shkeputesh nga Arkiva Shqip duhet te marresh avokat gjerman i cili te kushton me se paku 10000 euro, qe te gjithe ne e dime se eshte e paperballueshme per artistet shqiptare. Pra Aldor Nini, duke shfrytezuar emrin e motres se tij Enxhi Nini, kengetare dikur ne Shqiperi, i ka bere lidhjet me artistet, te cilet kane nenshkruar nen mirebesim. Aldor Nini vazhdon te sulmoje artistet shqiptare edhe permes emisionit “Thumb” ne youtube dhe dy marionetave naive por te etura per fame Fatma e Aulona qe po “kakarisin” emrat e te gjithe kengetareve me te famshem sepse e dine se shikimet e emisionit do t’u paguajne ate pak rroge qe marrin. Dhe Aldor mashtruesi i perdor mjaft mire keto 2 palaco ( pikerisht se ku e degjova kete fjale keto dite qe ishte perdorur nga i njejti klan per te share te gjithe ne kengetaret) per te mbajtur peng artistet shqiptare! Prandaj te dashur kolege, mos firmosni letra nga Arkiva Shqip, ato jane letrat e vjedhjes masive, ato jane letrat e burgut tone! Me falni ju miqte e mi qe po ju shqetesoj me kete deklarate, por sot e shoh si menyren me te drejte per te shprehur pa deformime te verteten






