Të fitosh një çmim Oscar si aktorja më e mirë, natyrisht që është kulmi në karrierë.
Por Jennifer Lawrence ra në shkallë, ndërsa po ngjitej për të marrë çmimin.
Aktori Hugh Jackman nxitoi për ta ngritur, por ajo e mori veten dhe fitoi edhe duartrokitje nga salla.
Aktorja ka fituar çmimin e aktores më të mirë për filmin “Silver Linings Playbook”.
Fjalimi i saj ishte prekës, ndërsa ajo edhe më herët pati një incident të tillë gjatë ndarjes së çmimeve “Guild”.
Ndoshta e ka fajin fustani.
Megjithatë ajo nuk ‘harroi’ të shante pak edhe gazetarët.





