Harta interaktive shfaq çdo meteor që ka goditur tokën në 4300 vitet e fundit


MeteorJavën e kaluar një meteor u përplas në Rusi dhe dëmtoi rreth 1000 persona.

Pavarsisht se kjo dukuri ndodh rrallë toka është goditur nga meteorët shumë më tepër sesa ne mund ta mendojmë.
Imazhi paraqet një pamje të hartës që tregon çdo meteor që ka goditur tokën që prej vitit 2300 para Krishtit, që do të thotë të dhëna të përpunuara prej 4313 vitesh.
Sipas “The Meteorical Society” të dhënat e përdorura për të ndërtuar këtë hartë tregojnë se ka 34513 zona individuale të prekura.
Aplikacioni që shfaq ketë hartë është krijuar nga Javier de la Torre i cili për ta realizuar integroi të dhënat e historikut të meteorëve në një softuer hartash dhe implementoi disa kode SQL për të përftuar rezultatin e dëshiruar.
Aplikacioni ofron mundësinë e zmadhimit të imazhit në mënyrë që të shihet nga afër zona e ndikuar, pamja reale e meteorit dhe njëkohësisht shfaqet në ekran viti i ndodhisë. (PCWorld Albanian)

Related Posts: