Gjendet e vetëvrarë këngëtarja Mindy McCready


Këngëtarja amerikane e muzikës “country”  Mindy McCready është gjetur e vetëvrarë ditën e djeshme.
Policia e ka gjetur 37 vjeçaren, e cila njihet me këngën “Guys Do It All the Time”, të vdekur në tarracën e një shtëpie në Heber Springs në Arkansas.
Zyra e Sherifit ka thënë se “zonja McCready është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes, nga ajo që duket të ketë qenë vrasje me armë zjarri”.
Këngëtarja ka lënë pas 2 djem, njëri nga të cilët 10 muajsh, raporton CNN duke shtuar se i ati i fëmijës, producenti David Wilson, vdiq gjithashtu përmes vetëvrasjes në muajin e kaluar.
18 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)



Related Posts: