Ermal Mamaqi vendos të largohet nga “Apartamenti 2XL”


ermalSezoni i ri i spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL” do të startojë pa aktorin Ermal Mamaqi. Lajmi është bërë i ditur nga stafi, të cilët tregojnë se ai është larguar me dëshirën e tij.
Ai do t’i përkushtohet tërësisht muzikës dhe biznesit privat, duke u shkëputur nga aktrimi.
Madje përveçse thuhet se do të punojë për një album muzikor, Ermali do të ketë edhe studion e vet private që do të prodhojë muzikë për të tjerët.
Në dhjetor ai ka deklaruar në “Dita ime” se: “në 2013-ën do të dalë në treg albumi im më i ri. Kam projekte konkrete që lidhen me muzikën: ndoshta realizimi i një studioje muzikore, ku mund të punoj vetë, por gjithsesi është ende herët për të folur. Ndoshta do të bëj edhe një shkëputje të shkurtër nga aktrimi. Gjithsesi mbetet për tu studiuar”, citohet ai nga “BlueTooth”.