Nga John Lloyd
(Reuters)
Stuhitë e Mesdheut, disi më të qetësuara gjatë fundit të vitit që shkoi, kanë nisur të lëvrijnë sërish. Mjerimi i Greqisë zor se po del në sipërfaqe të botës tashmë.
Detarët nisën grevën për rrogat e tyre javës që shkoi, të dielën e shkuar. Greva u ndërpre në ishujt përreth vendit, por si pasojë e saj pati kufizime në eksport dhe import. Greva 24-orëshe thuhet se do përsëritet sërish më 20 shkurt.
Askush nuk mund ta thotë se sa do zgjasë kjo situatë e nderë – nuk dihet se kur mund të përmirësohen gjërat. Historia e fundit e Greqisë është dëgjuar ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër është dhe Spanja, me një ekonomi më të madhe, me një shtet me më shumë peshë që kërkon vëmendjen nga Banka Qendrore Europiane.
Mariano Rajoy, kryeministri i Spanjës akuzohet për korrupsion dhe është cilësuar nga media si “i topitur, por i ndershëm”.
Edhe në skenën politike të Spanjës kanë ndodhur shumë skandale. Botuesja e politikës së huaj spanjolle, Cristina Manzano shkruan se ‘ky kancer ka arritur deri në nivelin e institucioneve dhe në shoqëri, që nga dhëndri i Mbretit deri te partitë e mëdha politike, nga bashkitë e vogla, tek ato të mëdhatë, nga NGO-të te fondacionet, nga mafia kineze te mafia ruse, nga politikanët me karrierë të gjatë deri te njerëzit me popullaritet”.
Papritmas, Spanja u duk se u stabilizua, por në fakt është e brishtë. Nuk është e qartë nëse Rajoy është fajtor për dokumentet që Barcenas ka treguar; ai i ka mohuar akuzat dhe partia e tij është në mazhorancë.
Kur shpërtheu skandali i Rajoyt, liderët në Davosin me borë debatonin për gjendjen e tij të vështirë. Për të qenë më të qartë: ata debatonin për atë dhe shumë të tjerë që gjenden në vështirësi. Ky kontekst ka një emër: “dobësia e elitave”.
Koncepti në fjalë u shpik nga Ian Bremmer, kreu i Grupit të Eurazisë dhe një editorialist i Rojters, në një raport që u përgatit nga takimi i përvitshëm i elitës së universit. Kaq të pasur, kaq të fuqishëm dhe kaq të cenueshëm – por ka edhe një pikë serioze këtu. Në këndvështrimin e Bremmerit, ekziston një përzierje malinje, si në shtetet demokratike, edhe në ato autoritare për korrupsionin: pasurimi i shpejtë, papunësia në rritje, sidomos tek të rinjtë; pasiguria në klasën e mesme; rritja e varfërisë.
Përveç këtyre: “Mungesa e të ardhmes ekonomike ka thyer besimin në popull dhe mbështetjen që i japin ata lidervëve politikë, veprimet e të cilëve rrallë kuptohen e miratohen”.
Rajoy i Spanjës, nëse konfirmohen dyshimet, do të shndërrohet në një poster ku do të lexohet: korrupsion në çdo nivel. “Skandalet që përfshijnë liderët” shkruan Bremmer “mund të shushatin kombe të tëra, ndërkohë që shumë biznese të rëndësishme mbeten të papërfunduar”.
Padyshim, nëse konfirmohen dyshimet, Rajoy duhet t’u përgjigjet atyre – por kjo rënie mund të zhbëjë më shumë sesa bizneset e rëndësishme. Skandalet shprehin qartë se elitat vërtet janë të cenueshme.
Mes Greqisë dhe Spanjës, ndodhet një njeri për të cilin skandali është një rrugë jete, është një mënyrë e ardhjes në pushtet. Ai është Silvio Berluskoni, me fytyrën e “rinuar” nga operacionet kundër rrudhave dhe me buzëqeshjen që e karakterizon. Ai premton jo vetëm të shkurtojë taksat e urryera që ka vënë Mario Monti, por gjithashtu premton t’ia dorëzojë italianëve shumat e paguara deri tani për këto taksa.
Monti, tërësisht pa përvojë si politikan, por kërkon pushtetin me programin ekonomik të liberalizuar, por duket se nuk mund të fitojë aleancë në zgjedhje.
E majta kryeson me 33.6%. Aleanca e Berluskonit (krahu i djathtë) është 5 pikë larg, por po ngrihet ngadalë. Populistët e Beppe Grillos janë në nivelin e 18%. Monti, shpresa e Italisë në sytë e liderëve të tjerë, ka shumë punë për të bërë për të prekur imagjinatat e një elektorati, që ende duket se beson në mrekullitë.
Ideja se Berluskoni mund ta udhëheqë sërish vendin e tij apo do ketë një ndikim të madh në qeverisje, ishte arsyeja e dytë pse tregu ra fillimin e kësaj jave. Ish kryeministri italian dhe bilioneri e sfidon dobësinë, ndryshe nga Rajoy. Në moshën 76 vjeçare, Berluskoni udhëton në gjithë vendin, ka hapësirat e veta në TV dhe del aty si fitimtar. Ai është një fenonem, 1 në 1 milionë: në ndjekje ambicies së tij për pushtet.
Përktheu Rudina Dahri






