Pak ditë më parë, presidenti gjerman, Joachim Gauck, tha se nuk duhet të ketë një Europë të gjermanizuar, por një Europë me Britaninë e Madhe brenda.
Ishte një përgjigje për të gjithë ata skeptikë që mendojnë se ky është pushtimi ekonomik i Europës nga Gjermania.
Gazeta Daily Mail sjell një seri fotosh ajrore që tregojnë se si ishte rrënuar Gjermania në maj të vitit 1945, në Ditën e Fitores në Europë.
Fotot janë realizuar nga flota angleze, që kishte bombarduar rëndë qytetet si Këln, Dortmund, Bremen, Hamburg, etj.
Dhe ata u ringritën dhe sërish janë ekonomia më e fuqishme në Europë.





