![]() |
| Gropa që hapi meteori në liqen |
Kaq ka mjaftuar që të lindin pikëpyetje se përse meteori nuk ishte vënë re më parë.
Një skenar si i filmave të Hollivudit. Teoritë konspirative po gëlojnë. Flitet për alienë, armë të reja të amerikane, për sinjale të fundit të botës, etj.
Banorët e goditur në mëngjes thonë se ishte si një skenë nga filmi “Armageddon”.
Meteori ka rënë në një lumë të ngrirë, pranë qytetit Chelyabinsk.
Meteori ka krijuar një shpërthim sonik, që ka bërë që dritaret në shumë godina të bëhen copash.
Aty ku ka rënë meteori, ka krijuar një gropë me diametër gjashtë metra.
Mediat ruse thonë se meteori ishte interceptuar nga mbrojtja ajrore ruse. Madje thonë se ka pasur një paralajmërim për banorët për shi meteorësh, por banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë mesazh.
Shkollat e kopshtet janë mbyllur dhe më shumë se 10 mijë persona janë duke ndihmuar të plagosurit.
Akademia e Shkencave në Rusi përllogarit se meteori peshonte rreth 10 ton.
Shpejtësia me të cilën lëvizte ishte 54 mijë kilometra në orë.
Niveli i radioaktivitetit është normal.
Meteori goditi në ditën kur do kalojë pranë tokës edhe një asteroid, por thuhet se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën.
Duke folur në një forum ekonomik, kryeministri rus tha se kjo tregon se jo vetëm ekonomia, por edhe planeti është vulnerabil.
Shihni më poshtë fuqinë shkatërruese të meteorit në dy video.






