Afërdita, ç’ne këto foto me Leonardon? Nga e njeh?
Leonardon e kam njohur në New York, përpara disa viteve. Kemi disa miq të përbashkët. Ai erdhi në Miami këto ditë, bashkë me shokët e tij, Mel Gibson dhe Bradley Cooper. Jemi shokë të mirë dhe kemi folur shumë për shqiptarët. Ai mendon se ne jemi shumë të ashpër dhe të fortë.
Jeni vetëm shokë?! Fotot dukej sikur ishin bërë në ballkonin e një hoteli?
Jo, nuk ishte hotel.
D.m.th. nuk e ke tradhtuar Shpatin?
Jo, nuk ka pasur as hotel e as tradhti. Kemi qenë në një barbeque-party me më shumë se 60 vetë. Leonardo ka të dashur një modele të ‘Victoria Secret’, bionde dhe shumë sexy, quhet Erin Hawthorn.
Atëherë, pse ishte i zhveshur Leonardo?
Ka qenë barbeque-party në shtëpi, siç e sqarova dhe më lart. Nuk e kam ditur që paparacët amerikanë hipnin mbi helikopterë për të fotografuar personazhet.
Ke folur me Shpatin për këtë?
Shpati ka folur atë ditë me Leonardon. Edhe ai e njeh atë. Madje Shpati më paralajmëroi që të kem kujdes nga paparacët, mirëpo unë e qetësova duke i thënë se festa që po bënim ishte tejet private.
E prisje një situatë të tillë?
Jo, nuk e prisja. S’e dija që do kisha paparacë mbi kokë. Megjithatë duhet të mësoheni me këtë tani, unë jam një modele ndërkombëtare dhe do të ndodhë shpesh që të më shihni në foto ose në shoqëri me personazhe të famshme botërore. Tani e tutje, po të doni ndonjë intervistë nga Hollywood-i, e dini kë të kontaktoni (qesh).
Kë ke takuar tjetër?
Këto ditë kam qenë nën shoqërinë e Mel Gibson, Bradley Cooper dhe Gerard Butler.
Me çfarë po merresh tani?
Edhe sot (dje) jam në Miami. Nesër do të shkoj në New York për ‘fashion week’, pastaj të martën në Turqi për një javë punë dhe pastaj në Shqipëri.





