Thomas L. Friedman
![]() |
| Thomas L. Friedman |
A duhet ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur gjakderdhjen në Siri? E gjej veten shpesh mes katër perspektivave të ndryshme: nga NjuDelhi, Bagdadi, Tel Avivi dhe Kombet e Bashkuara. Javën e kaluar u takova me një grup strategjistësh indianë për të folur rreth mënyrave se si Amerika duhet të tërhiqet nga Afganistani, për të lundruar drejt interesave në Indi, Pakistan dhe Iran. Në një pikë, hodha një ide së cilës, njëri prej analistëve indianë iu përgjigj: Është provuar më parë përgjatë “shekullit të 11”. Nuk funksionoi! Ja pse më pëlqen të shkoj në Delhi për të folur rreth atij rajoni. Zyrtarët indianë priren të mendojnë në shekuj, jo në muaj. Ata e shohin hartën e Lindjes së Mesme pa kufijtë e kolonive britanike në mes. Në vend të tyre, ata shohin qytetërimet e vjetra (Persinë, Turqinë, Egjiptin), besimet e vjetra( shiitët, sunnitët, hindutë) dhe popujt e vjetër( pashtunët, taxhiksit, hebrenjtë dhe arabët): të gjithë në ndërveprim si në kohët e etërve të tyre. “Nëse dëshiron të kuptosh këtë rajon, mjafton të nxjerrësh një hartë nga Ganga tek Nili dhe mënjano vizat britanike”-ka thënë M.J.Akbar, myslimani veteran indian. Të kthen pas tek rrymat nënujore të historisë, të cilat kanë sunduar gjatë në Lindjen e Mesme dhe tek interesat e përcaktuara nga njerëzit dhe fiset, jo vetëm nga qeveritë.
Kur e sheh rajonin në këtë mënyrë, çfarë shikon? Së pari, shikon se nuk ka një mënyrë që Amerika të ruajë stabilitetin në Afganistan, pa punuar me Iranin. Për shkak të lidhjeve të vjetra mes shiitëve iranianë dhe atyre persianë (afganistanët e Heratit), Irani ka qenë e do të mbetet gjithnjë një lojtar në politikën afgane. Shiitët iranianë s’i kanë pëlqyer kurrë talibanët. “Irani është kundërshtari natyral i ekstremizmit sunnit”-ka thënë Akbar. Është në interesin e Iranit të dobësojë talibanët. Ja pse Amerika dhe Irani ishin aleatët e heshtur në rrëzimin nga pushteti të Talibanëve dhe do të jenë sërish aleatë të pashpallur kundër tyre në të ardhmen.
Nga India, lufta në Siri duket thjesht si një kapitull tjetër i luftës së gjatë civile mes sunnitëve dhe shiitëve. Është një luftë që nuk mbaron kurrë: ajo thjesht mund të ndrydhet.
E njëjta gjë mund të thuhet pse në Izrael, disa gjeneralë kanë filluar të kuptojnë se nëse në Siri luftohet deri në vdekje, ky është një kërcënim strategjik shumë më i madh se programi nuklear i Iranit. Nëse Siria kthehet në një tjetër Afganistan, në kufirin izraelit do të kishte një tokë xanxare me xhihadistë, armë kimike dhe raketa të gatshme për t’u hedhur në ajër.
A mundet të shmanget ky kolaps? Nga Uashingtoni, disa shpresuan se me rrëzimin e shpejtë të Bashar Al-Assadit në Damask, Perëndimi dhe Sunnitët mund ta rrokullisnin Sirinë nga orbita sovjetike e Iranit në orbitën amerikane të Arabisë. Unë kam dyshime. Dyshoj se Siria mund të rrokulliset në një copë të vetme, duke prekur alievet rajonale dhe suunitët vetë. E nëse ne arrijmë të menaxhojmë Sirinë, Irani do të përpiqet të ushtrojë ndikim tek shiitët irakenë dhe Bahreinin, për t’i marrë në kampin e vet. Disa diplomatë arabë në OKB argumentojnë se ka ende një rrugë të mesme, por do të kërkojë udhëheqjen amerikane. Së pari me mobilizimin e Këshillit të Sigurisë për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për krijimin e një qeverie tranzitore në Siri, me fuqi të plota dhe përfaqësimin e barabartë të rebelëve. Nëse rusët mund të binden për të mbështetur një rezolutë të tillë (nuk është e lehtë), ajo mund të thyejë bllokimin brenda Sirisë, pasi shumë besnikë të regjimit do të shihnin shkrimin në mur dhe do të braktisnin Assadin. Rrengu do të ishte paralajmërimi i Rusisë: nëse ata nuk do të mbështesnin këtë rezolutë, Shtetet e Bashkuara do të fillonin të furnizonin me armë rebelët e moderuar.
A mund të ketë një përqasje mes politikës së Bushit “all-in” për transformimin e Irakut dhe Barak Obamës: Po e prishe, bleje, kështu që as mos e prek fare për Sirinë? Duhet studiuar Iraku. Leksioni i Irakut është se rrymat historike ishin në lojë atje: sunnitët kundër shiitëve dhe kurdët kundër arabëve. Zgjedhjet e dhjetorit 2010 në Irak treguan se partitë multisektare dhe rregullat demokratike ishin të mundura atje dhe në fakt, rezultuan zgjedhja e parë e irakianëve. Por Amerika do të duhej të mbante disa trupa atje për një tjetër dekadë për të parë spostimin nga sektarizmi në multisektarizëm. Siria është binjaku i Irakut. E vetmja rrugë për të vendosur multisektarizmin atje është rezoluta e Kombeve të Bashkuara, e mbështetur nga Rusia dhe një arbitri të armatosur në tokë për të mikluar, ngulitur dhe bindur partitë të bashkëjetojnë së bashku.
Kjo është Lindja e Mesme.
Nëse do t’i shkoni në fund, duhet më mirë t’i shkoni me kuptim. Nuk mund të ndryshoni politikën “derisa të thoni se do të qëndroni për qindra vite”, – ngulmon Akbar. Por askush nuk dëshiron më të luajë perandorish. Në këtë rast, argumenton ai, është gjithmonë mirë të mos qëndron gjatë në këto vende-pesë muaj, jo pesë vite. Pesë vjet- thotë Akbar është gjatë mjaftueshëm që njerëzit të të urrejnë, por jo të të ndruhen apo respektojnë. Lërini vetëm të ndryshojnë rrjedhën e tyre afatgjatë.






.jpg)