Zotëria 17 miliard USD në metro, me syzet e reja të Google (FOTO)


Në pamje të parë ai duket si një njujorkez i zakonshëm, me një qese plastike në dorë.
Por ai nuk është udhëtari i zakonshëm i metrosë, por bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, pasuria e të cilit shkon në 17.5 miliard dollarë.
Por nëse duket se nuk ka asnjë gjë të pazakontë në krahasim me udhëtarët e tjerë, në fakt ai mban të veshura një palë syze të Google, që kushtojnë 1500 dollarë një palë.
Këto syze janë një kompjuter më vete, që e keni përpara syve tuaj.
Ato nuk kanë dalë në shitje akoma, por projekti është drejt përfundimit.
Ekrani në syze kontrollohet me zë dhe lëvizjet e kokos.



google 1

google. 2