Zjarri në një club nate, mbi 200 të vdekur në Brazil


brazil
Të paktën 220 njerëz kanë humbur jetën nga zjarri që ka përfshirë një klub nate në pjesën jugore të Brazilit, raporton CNN.
Sipas informacioneve të para, flakët kanë shpërthyer kur një grup në skenë ka nisur të performojë me fishekzjarrë. Incidenti ka ndodhur në klubin “Kiss” në qytetin Santa Maria.
Disa raporte thonë se lokali ka pasur vetëm një dalje dhe se njerëzit i ka kapluar paniku derisa kanë bërë përpjekje të dalin jashtë. Shumë nga viktimat thuhet se kanë vdekur nga gazi toksik.
Shërbimet e zjarrit janë në kërkim të viktimave të tjera. Nuk mund të japim ndonjë numër të saktë të të vdekurve. Njerëzit i ka kapur paniku dhe kanë përfunduar duke shkelur njëri tjetrin”, ka thënë shefi i emergjencave të zjarrit, Guido de Melo, për mediat lokale.
Një gazetar në vendngjarje ka thënë se klubi ka pasur kapacitet për 2,000 njerëz dhe se ka qenë i mbushur të shtunën në mbrëmje.
Autoritetet spitalore të Santa Marias thonë se qindra njerëz po trajtohen për plagët e marra.
Në këtë qytet ndodhet Universiteti Federal i Santa Marias, si dhe një numër universitetesh dhe kolgjesh të tjera private.