Nga Jawant Singh
![]() |
Jawant Singh |
A mundet që zemërimi të kthehet në katarzë? Natyrisht se qeveria aktuale nuk është në gjendje të bëjë ndryshimet e domosdoshme. Zgjidhja e mundshme qëndron te zgjedhjet e parakohshme: një mandat i ri për një Indi që ka nevojë të madhe për ringjallje
Viti i kaluar në Indi përfundoi me shprehjen publike të mllefit, që ka shkaktuar zemërim, frustrim dhe pesimizëm në këtë shtet. Shkaku, siç e di tërë bota, ishte përdhunimi brutal i një vajze të re në një autobus në lëvizje, pas së cilës gjë ajo dhe shoqëruesi i saj – të cilin e kishin rrahur gati për vdekje – u hodhën, lakuriq në rrugë, në një natë të acartë. Egërsia dhe ashpërsia e sulmit e kanë shokuar Indinë në palcë. Por, ka më shumë prapa protestave që kanë paralizuar Delhin (deri në atë shkallë sa qeveria u detyrua ta ndërrojë vendin e takimit me presidentin rus në vizitë, Vladimir Putin). Zemërimi që ka shpërthyer në Delhi dhe shumë qytete tjera indiane ishte shkaktuar nga pakënaqësia e grumbulluar, natyrisht rreth përdhunimit shtazarak dhe vrasjes së vajzës së re, por edhe mungesës së qeverisjes dhe llogaridhënies. Vitet e zemërimit të grumbulluar tani kanë shpërthyer. Natyrisht se qeveria nuk e meriton të kursehet dhe as që është kursyer. Qeveria kishte dështuar që ta parandalojë krimin, duke dështuar më pas sërish, kur forcat e saj joefikase policore nuk ishin në gjendje të reagojnë në mënyrë adekuate. Një administratë e tërë thjesht nuk dinte se cilat ishin detyrat e saj. Kur shpërthyen protestat, qeveria, përmes një gjesti të idiotësisë së verbër, vuri policinë përballë protestuesve paqësorë, grave dhe burrave, për të përdorur shkopinjtë, cisternat e ujit dhe gazin lotsjellës ndaj tyre. Kjo politikë e ashpër nuk zgjodhi asgjë. Zemërimi i qytetarëve u thellua në një vendosmëri; impulsi represiv i qeverisë u sfidua dhe u mposht.
Që nga ajo kohë, tokenizmi e ka zëvendësuar lidershipin. As edhe një zyrtar i vetëm qeveritar nuk e ka pasur guximin, shkathtësinë apo mirësjelljen që t’i dalë në krye situatës. Edhe opozita është luhatur, duke mos bërë asgjë më shumë sesa fajësimin e udhëheqësisë. Pas një vonese tepër të gjatë prej shtatë ditësh, kryeministri Mahmohan Singh më në fund e theu heshtjen e pakuptueshme në lidhje me dhunimin. Por, deklarata e tij nuk ofronte zgjidhje, dhe as ngushëllim. Në të vërtetë ajo nuk ofronte asgjë. Më pas, në mënyrë turpëruese, Singh, me zë të ulët pyeti ata që e rrethonin: “A ishte në rregull?”.
Protesta të furishme ndodhën më pas. Pankartat mund të shiheshin në mbarë Indinë: “Jo! Kryeministër, nuk është në rregull”. Natyrisht se Makiaveli kishte të drejtë: Për një lider politik, përbuzja e popullit është më e keqe, sesa urrejtja e tyre. Më pas, në një akt tjetër të pamenduar, viktima, që po luftonte me vdekjen, u dërgua me aeroplan në një spital në Singapur. Askush nuk donte dhe nuk mund ta tregonte arsyen. Pikërisht atje, ajo ndërroi jetë - disa thonë se ajo kishte arritur atje në gjendjen e vdekjes klinike. Trupi i saj i pajetë u kthye me nguti në Indi, ku u dogj në heshtje. Nëse qeveria i frikësohej asaj sa ishte gjallë, atëherë u lemerit nga vdekja e saj. E tërë India u turpërua nga kjo marrëzi jonjerëzore. Si rezultat i kësaj, qeveria indiane e ka humbur në mënyrë të pakthyeshme besimin e qytetarëve; autoriteti i pushtetit është avulluar. Një pyetje e qartë tani po shtrohet shpesh dhe haptazi: “A është ky sheshi ‘Tahrir’ i Indisë?”. Madje edhe nëse nuk është, si mundet një Indi e sfiduar nga brenda të reagojë në mënyrë adekuate ndaj sfidave të shumta të jashtme, si vrasja nga ushtarët pakistanezë të dy ushtarëve indianë përgjatë Linjës së Kontrollit në Kashmir. Ndërkohë, derisa India po luhatet, Azia Verilindore është duke zgjedhur liderët e rinj. Pushtetet e reja tani janë vendosur në Kinë, Japoni, Kore Veriore dhe Jugore. Me një Kinë stabile, ndërrimin e regjimit në Birmani, Bangladeshin e trazuar dhe tensionet e vazhdueshme etnike në Sri Lankë, sfidat lindore të Indisë janë të shumta. Por, sfidat janë edhe më të mëdha në perëndim të Indisë, derisa Pakistani pritet të mbajë zgjedhje në pranverën e vitit 2013 dhe trupat e NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani. Diplomacia indiane ndodhet në një periudhë sprove në të dyja shtetet. Më në perëndim, aftësia e Indisë për të udhëhequr është vënë në pikëpyetje. Çfarë qëndrimi ka India rreth krizave të shumta të rajonit? Si do ta trajtojë çështjen bërthamore në Iran - shtetin me të cilin ka lidhje të ngushta historike, kulturore dhe ekonomike - apo luftën civile në Siri, ngritjen e salafizmit në Egjipt apo krizën izraelito-palestineze? Për më tepër, India nuk duket më se është motori ekonomik që po mahniste investitorët globalë pesë vjet më parë. Ka të tillë që kanë filluar të thonë se shkronja I në BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë Jugore) duhet t’i vihet Indonezisë. India ka deficit të madh fiskal; inflacioni është bërë dyshifror dhe rupi (valuta indiane) është dobësuar. Sa i përket tregtisë me Kinën, “The Economist” thekson se “për çdo dollar të vlerës së eksporteve me Kinën, India importon tri”. A mundet që zemërimi të kthehet në katarzë? Natyrisht se qeveria aktuale nuk është në gjendje të bëjë ndryshimet e domosdoshme. Zgjidhja e mundshme qëndron tek zgjedhjet e parakohshme: një mandat i ri për një Indi që ka nevojë të madhe për ringjallje.
Autori ka qenë ministër indian i Financave (1996, 2002-2004), ministër i Jashtëm (1998-2004) dhe ministër i Mbrojtjes (2000-2001). Marrë nga “Project Syndicate”
...Viti i kaluar në Indi përfundoi me shprehjen publike të mllefit, që ka shkaktuar zemërim, frustrim dhe pesimizëm në këtë shtet. Shkaku, siç e di tërë bota, ishte përdhunimi brutal i një vajze të re në një autobus në lëvizje, pas së cilës gjë ajo dhe shoqëruesi i saj – të cilin e kishin rrahur gati për vdekje – u hodhën, lakuriq në rrugë, në një natë të acartë. Egërsia dhe ashpërsia e sulmit e kanë shokuar Indinë në palcë. Por, ka më shumë prapa protestave që kanë paralizuar Delhin (deri në atë shkallë sa qeveria u detyrua ta ndërrojë vendin e takimit me presidentin rus në vizitë, Vladimir Putin). Zemërimi që ka shpërthyer në Delhi dhe shumë qytete tjera indiane ishte shkaktuar nga pakënaqësia e grumbulluar, natyrisht rreth përdhunimit shtazarak dhe vrasjes së vajzës së re, por edhe mungesës së qeverisjes dhe llogaridhënies. Vitet e zemërimit të grumbulluar tani kanë shpërthyer. Natyrisht se qeveria nuk e meriton të kursehet dhe as që është kursyer. Qeveria kishte dështuar që ta parandalojë krimin, duke dështuar më pas sërish, kur forcat e saj joefikase policore nuk ishin në gjendje të reagojnë në mënyrë adekuate. Një administratë e tërë thjesht nuk dinte se cilat ishin detyrat e saj. Kur shpërthyen protestat, qeveria, përmes një gjesti të idiotësisë së verbër, vuri policinë përballë protestuesve paqësorë, grave dhe burrave, për të përdorur shkopinjtë, cisternat e ujit dhe gazin lotsjellës ndaj tyre. Kjo politikë e ashpër nuk zgjodhi asgjë. Zemërimi i qytetarëve u thellua në një vendosmëri; impulsi represiv i qeverisë u sfidua dhe u mposht.