VIDEO BEFASUESE/ Momenti kur politikani i shpëton atentatit sepse arma nuk u shkrep



Ky është momenti kur një politikan bullgar i shpëton një atentati pasi për fatin e mirë të tij, arma nuk u shkrep.
Ahmed Dogan, lider i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, po mbante një fjalim kur një person u ngjit në podium dhe i drejtoi armën.
Partia e Dogan, që është në krye të saj prej çerek shekulli, përfaqëson minoritetin turk dhe myslimanët e tjerë, që përbëjnë rreth 12 përqind të popullsisë.
Personi që tentoi ta vriste ishte nga qyteti i Burgasit. Forcat e sigurisë arritën ta neutralizojnë atë, kurse Dogan është në gjendje të mirë.

Related Posts: