UEFA ka kërkuar zero tolerancë ndaj infiltrimit të organizatave kriminale në futboll. Gjatë konferencës që po zhvillohet në Romë mes Institucionit më të lartë të futbollit evropian, FIFA-s dhe Interpolit për fenomenin e trukimit të ndeshjeve, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino kërkoi dorë të hekurt dhe bashkëpunim më të ngushtë mes qeverive përkatëse për të mos rrezikuar integritetin e këtij sporti. “Nuk mund të lejojmë që futbolli të njolloset nga kriminelët dhe të gjithë ata që duan të fitojnë para.
Siç të gjithë e dini, futbolli është një sport i bazuar në konkurrencën e ndershme mes garuesve, të cilët duhet të luajnë sipas rregullave”. Në vijim të kësaj linje, UEFA ka një projekt konkret. Infantino shtoi se sistemi “Fraud Detection” monitoron rreth 2 mijë ndeshje të Europa League dhe Champions League në sezon dhe mbi 30 mijë ndeshje nga 53 federatat e kontinentit të vjetër.
Në fund të flalës së tij, numri 2 i UEFA-s nënvizoi se një nga prioritetet më të mëdha është aplikimi në legjislacionin e Bashkimit Europian të krimit penal, edhe për rastet e mashtrimit sportiv.
Home »
» UEFA: Trukimet e ndeshjeve, sëmundje që duhet zhdukur






