SUPLEMENT/Gjithçka që duhet të dinë burrat mbi sëmundjen e prostatës


patient doctor fSëmundja e prostatës, është kthyer në një ndër shqetësimet më serioze për shëndetin e moshave të mëdha në ditët e sotme. Një pakujdesi e vogël, në mostrajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje mund të çojë në pasoja fatale për jetën e pacientit. Kjo pasi mund të arrijë të shndërrohet nga një formë lehtë në një më të rëndë siç është sëmundja kanceroze e prostatës, që mbart dhe pasoja fatale për jetën. Kjo sëmundje, prek në masë burrat mbi 50 vjeç, por në raste të caktuara shfaqet dhe në mosha më të reja. Ndërkohë që pasojat saj janë të rënda sepse çojnë deri në vdekje si dhe shfaqin impotencën seksuale. Pra një në dy burra mbi të pesëdhjetat ka shqetësime prostate. Me problemet gjatë urinimit vjen ankthi: A është kjo normale? Kush apo çfarë më ndihmon tani? Ndaj gazeta “Tirana Observer” në suplementin e së shtunës jep përgjigjet për pyetjet më të rëndësishme. Si ta kuptoni që mund të sëmureni me prostatë dhe si ta kuroni atë. Në këtë suplement do të gjeni një guidë të jashtëzakonshme këshillash.
—-
Çështje burrash

Marrëdhëniet pacient-urolog po përmirësohen. Nga njëra anë mjekët e kanë kuptuar se tema si urinim i pavullnetshëm (inkontinenca) apo impotenca janë shumë të rëndësishme për pacientët. Nga ana tjetër gjithmonë e më shumë njerëz janë të ndërgjegjshëm për sëmundjet e Prostatës. Ata e dinë se çfarë problemesh mund të sjellë gjëndra e prostatës, e vogël sa një gështenjë poshtë fshikëzës së urinës dhe kujdesen për të. Kryesisht nuk është tumor, por rritje beninje (jo e rrezikshme), e ngadaltë e gjëndrës, e cila mundon shumë njerëz. Herët a vonë ajo prek çdo burrë: tek të pesëdhjetat ajo prek një në dy persona. Rritja e prostatës çon në atë që të prekurit të përjetojnë tërësisht të kundërtën e urinimit të pavullnetshëm: Ata nuk mund të urinojnë. Prostata e rritur shtyp rrugët urinare (uretrën) gjithmonë e më shumë (shih fig. 1). Në këtë mënyrë nga një urinim i rrjedhshëm dhe i bollshëm arrihet vetëm në pika derisa bllokohet plotësisht. Vajtja në tualet kthehet në një torturë. Për shkak se fshikëza e urinës nuk boshatiset më siç duhet, të shqetëson ndjenja që ke nevojë pa pushim për të shkuar në tualet.

Jo më temë e sikletshme

Kjo i bën shumë burra të dyshojnë në burrërinë e tyre. Deri para pak vitesh burri më mirë heshtte për problemet e tij për në tualet. Por sot informimi gjithmonë e më i madh po tregon ndryshim. Dhe kjo është shenjë e mirë, pasi vuajtjet e neglizhuara nga prostata mund të bëhen mjaft të rrezikshme:Urina e mbetur në fshikëzë është një vend ushqyes ideal për bakteret, të cilat shumohen aty pa asnjë pengesë. Si pasojë: përhapet një inflamacion, indi i prostatës enjtet më tej dhe kështu përkeqësohet edhe më urinimi – një rreth vicioz. Urina e ngelur favorizon edhe krijimin e gurëve në fshikëz. Një shenjë tipike për këtë është kur urinimi ndërpritet papritur. Në rastin e një bllokimi të plotë të urinës fshikëza tendoset jashtëzakonisht. Enjtja shkakton dhimbje të forta. Ajo ndikon edhe funksionin e veshkave dhe mund të çojë në dëmtime të përhershme. Për të treja rastet vlen të konsultohet mjeku për ndihmë. Fillimisht ai kontrollon nëse këto shqetësime vijnë nga një ndryshim malinj (tumor i keq) i Prostatës. Atëherë kur ky përjashtohet, fillon terapia. Në rast ankesash të lehta ndihmojnë përbërës bimor: për shembull fara kungulli, hithra, thekra, pasi fitosteroli që gjendet tek to përmirëson urinimin.

Çfarë ndodh në një zmadhim prostate?

-Për shkak të indit të fryrë ngrihet dyshemeja e fshikëzës së urinës dhe kështu nuk arrihet të zbrazet plotësisht fshikëza. Një tjetër pasojë:

-Uretra shtypet gjithmonë e më shumë. Rrjedhja e urinës pakësohet

Gabimet më të mëdha

1: Qëndrimi ulur në të ftohtë për kohë të gjatë. Asgjë tjetër nuk e dëmton Prostatën më shumë sesa qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, temperaturat e ulëta dhe konsumi i lartë i alkoolit. Kështu nuk rritet vetëm rreziku për një infeksion të traktit urinar dhe për Prostatë, por edhe për bllokim të plotë të urinimit (anuri). Ngrohtësia, p. sh. një banjo me kamomil, përkundrazi është shumë qetësuese.

2: Të shtysh për më vonë nevojën për urinim. Kush e shtyn për më vonë nevojën për urinim tendos dhe irriton fshikëzën e urinës. Edhe ky gabim rrit rrezikun për një bllokim të plotë urinimi. Më mirë: Shkoni rregullisht në tualet dhe zbrazeni plotësisht fshikëzën e urinës.

3: Vizita e vonuar tek mjeku. Studime tregojnë se përafërsisht një në tre burra me shqetësime prostate trajtohet nga mjeku. Sa më herët të fillojë një terapi, aq më të mëdha janë shanset për të qetësuar shqetësimet dhe të shtyhet një operacion i mundshëm. Në rast se keni dhimbje në pjesën e fundit të barkut apo në vendndodhjen e veshkave duhet të konsultoheni menjëherë tek mjeku.

Si ta kuptoni që mund të sëmureni me prostatë dhe si ta kuroni atë
Shenjat e para të sëmundjes, ushqimet që këshillohen nga mjekët
Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta si shkaktarë të të cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Ndonjëherë mendohet se është dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem dhe pse mund të jenë të ftohur dhe ç’është më e keqja kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale. Kanceri i prostatit godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatit. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatit. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatit shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostifikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5ng/ml. Në qoftë se ky përqëndrim është më i lartë atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.

Ushqimet

Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina. Sipas disa studimeve egzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Po, djathit vegjetarian. Bën mirë për kolesterolin por dhe për prostatin. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale që kanë një dietë të pasur me sojë janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Seleni. Kryen një funksion dezinfektues pra mbron organizmin nga shumë sëmundje mes këtyre dhe tumorit të prostatit. Aq e ndjeshme është kjo sa disa qendra amerikane i sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietike që përmbajnë selen por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatit sidomos vitamina D e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E që gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e kancerit të prostatit. Licipeni dhe karotenoidi që i japin ngjyrën e kuqe domates ulin mundësinë e krijimit të tumorit.

Çfarë të hani

1-Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.

2-Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë

3-Djathi vegjetarian vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit

4-Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit

5-Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D

6-Domatet, janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatit

7-Drithërat e ndryshme të cilat kanë në përbërjen e tyre, selen

8-Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomndueshme të mos ekzagjerohet më përdorimin e tij.

Prostati, gjithmonë pas 40 viteve

Tumor? Prostat? Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostati. Prostati ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që trasporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit.

5 ushqime

Duhet të përdoren rregullisht nga meshkujt çdo ditë, si një nga mënyrat për të luftuar sëmundjen e prostatit. Këtu futen hudhrat, qepët, djathë vegjeterian, domate etj.

40 vjeç

është mosha në të cilën nisin për herë të parë shqetësimet tek meshkujt për sëmundjen e prostatit. Sipas specialistëve shqetësimet nisin njëkohësisht me daljen e thinjave, pra në periudhën kur trupi dhe organizmi i njeriut fillon të humbasë energjitë.

40 mijë

në 100 mijë persona në të gjithë Evropën, janë të prekur nga kanceri i prostatit. Sipas specialistëve ky numër pritet të rritet ndjeshme, nëse në ditën e përditshme nuk konsumohen ushqimet e duhura, ata janë përgjithësi në moshën 60 vjeçare.

70 mijë

në 100 mijë persona në Shtetet e Bashkuara, vuajnë nga kanceri i prostatit. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo.

12 për qind

e popullsisë botërore, preket çdo vit nga prostati. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit

Radioterapia, si e lufton sëmundjen e prostatit

Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me rradhë. Ky lloj diagnostifikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi.

Krimoterapia, 1 orë e gjysmë për të hequr prostatin

Ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesorë ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes, ndërkohë që një ndër disavantazhet është se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme në se mund të konsiderohet një teknikë e suksesshme.

Ilaçe farmaceutike që rregullojnë prostatën

Terapia hormonale, ka të bëjë me përdorimin e ilaçeve farmaceutike që rregullojnë nivelin e testeronit, kjo terapi zgjat dy orë në ditë për rreth dy vjet dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk duan apo nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Pacientët në moshë të avancuar dhe ata në metastazë. Avantazhet: I heq ushqimin tumorit dhe ndalon rritjen.

—-
7 variante gjenetike shkak për kancerin në prostatë
Shkencëtarët kanë zbuluar shtatë variacione gjenetike të cilat janë të lidhura me shfaqjen dhe zhvillimin e kancerit të prostatës dhe mund të shtojnë rrezikun e shfaqjes së këtij kanceri te meshkujt dhe disa sëmundje të tjera. Ky është numri më i madh i faktorëve gjenetikë, të cilët paraqesin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës, i zbuluar nga Cancer Research çka parashtron kërkesa jetësore për të kuptuar bazën gjenetike të sëmundjes. Gjashtë prej varianteve gjenetikë shkaktare të këtij tipi kanceri në dy studime të veçanta janë botuar publikuar në të njëjtën kohë në botimin më të fundit të gazetës Nature Genetics.

Çdo të thotë ky avancim për kancerin e prostatës?

Ky zbulim lidhur me trashëgiminë dhe gjenetikën tregon për mundësitë më të mëdha që i afrohen shkencës për të pasur në dorë një test gjenetik i cili do të parashikonte se cili person rrezikonte zhvillimin e kancerit të prostatës.

A është kanceri i prostatës një problem universal?

Kjo formë e shfaqjes së kancerit te meshkujt është një problem shumë i madh që parashtron kërkesa për arritjen e përfundimeve sa më efikase, për të diagnostikuar sëmundjen që në fillesat e saj dhe për të realizuar kurimin e duhur. Por kjo sëmundje sa vjen e bëhet më e keqe, nga vetë shtimi i numrit të të diagnostikuarve me këtë tip kanceri; nga 35 000 raste në vit, 10 000 prej tyre rezultojnë vdekjeprurës.

Çfarë është prostata dhe simptomat e kancerit të prostatës

Prostata është një gjëndër, është e pranishme vetëm te meshkujt, i ndodhur afër uretrës, tubi i cili transporton urinën nga qeska e urinës në penis. Prostata ka madhësinë e një kokrre arre dhe përgatit lëndën në të cilin sperma e prodhuar në testikuj mund të notojë. Tek një në çdo tre meshkuj të moshës së tretë prostata fillon të zmadhohet, dhe shfaq simptoma të tilla si: vështirësi gjatë urinimit, rrjedhje të pakët të urinës, etj. Sidoqoftë në nëntë nga dhjetë raste që shkaktojnë këto simptoma janë të parrezikshme. Vetëm një në dhjetë nga rastet e zmadhimit të prostatës është kancer.

Mosha kur shfaqet kanceri i prostatës

Nuk janë të paktë ata meshkuj që vuajnë nga kanceri i prostatës. Sidomos burrat që i kanë kaluar të 40-at. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të së cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale. Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës.

Këshilla për një dietë që parandalon kancerin e prostatës
1- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori

2- Qepët, merita është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë

3- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit

4- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit

5- Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D

6- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës

7- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen

8- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij

Matja e rrezikut të shfaqjes së kancerit

Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.

Prostata, tumori më i përhapur te meshkujt

Kanceri i prostatës shfaqet më shpesh te ata meshkuj që i kanë kaluar dyzet vjet. Por shumë prej tyre nuk e njohin realisht sëmundjen dhe simptomat me të cilat ajo shoqërohet. Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit.

Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi

Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi. Terapi e njohur është edhe Krioterapia, e cila ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes. Po ashtu terapia hormonale, rregullon nivelin e testosteronit, dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Rastet e shfaqjes së kancerit të prostatës

Rritja e shpejtë e niveleve të PSA, tregues i mbijetueshmërisë tek kanceri i prostatës, është indeks i një mbijetese të ulët. Një studim i realizuar në mbi 1095 meshkuj me tumor të lokalizuar në prostatë, ka treguar se një rritje e rrufeshme e përqendrimeve të antigjenit PSA, prostate-specific antigen, është një indikator i një mbijetese të reduktuar. Objektivi i studimit ishte vlerësimi i faktit nëse do të mund të identifikoheshin meshkujt në rrezik letal pas trajtimit me heqje e plotë e prostatës, pas tumorit të prostatës. U vu re se një rritje vjetore e PSA më e lartë nga 2 mg/ml ishte e shoqëruar me një mbijetueshmëri tepër të ulët. Edhe parametra të tjerë kanë lejuar të parashikohet mbijetueshmëria e pacientëve me tumor të prostatës.

—-

Ç’është dhe si shkaktohet sëmundja e prostatës?

Prostata, ja si të kuroheni

Sëmundja e prostatës, është kthyer në një ndër shqetësimet më serioze për shëndetin e moshave të mëdha në ditët e sotme. Një pakujdesi e vogël, në mostrajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje mund të çojë në pasoja fatale për jetën e pacientit. Kjo pasi mund të arrijë të shndërrohet nga një formë lehtë në një më të rëndë siç është sëmundja kanceroze e prostatës, që mbart dhe pasoja fatale për jetën. Prostata mund të trashëgohet dh nga faktorët gjenetikë, por në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohet nga çrregullimi i hormonit të tostestoronit. Ndërkohë që e patrajtuar, ajo mund të sjellë shqetësime serioze, pasi ndikon në bllokimin e rrugëve urinare dhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera renale (me veshkat). Kjo sëmundje, prek në masë burrat mbi 50 vjeç, por në raste të caktuara shfaqet dhe në mosha më të reja. Ndërkohë që pasojat saj janë të rënda sepse çojnë deri në vdekje si dhe shfaqin impotencën seksuale. Një trajtim i rëndësishëm sipas doktorëve për këtë sëmundje, është kurimi i saj që në fazat e para me produkte bimore, të rekomanduara nga mjeku. Ndërsa për rastet më të rënda këshillohet zhvillimi i ndërhyrjes kirurgjikale. Më poshtë do të gjeni të detajuara të gjitha rastet se si duhet të veproni për kapjen e sëmundjes që në fazat e saj të para si dhe trajtimet që duhen ndjekur për kurimin e saj. Trajtimi i rregullt mjekësor i kësaj sëmundjeje i lejon pacientit që të bëjë një jetë të qetë dhe me të gjitha aktivitete e mundshme.

Pyetje: Ç’është dhe si shkaktohet sëmundja e prostatës?

Përgjigje: Sëmundja e prostatës është një sëmundje hormonale që kap meshkujt në moshën mbi 50 vjeç, por ka dhe raste kur ajo mund të shfaqet që në moshën 45-vjeçare dhe pse është pak më e rrallë. Ajo është një sëmundje hormonale, e cila në pjesën më të madhe të rasteve ka dhe faktorë trashëgues. është një mekanizëm që ka probleme me hormonet, ku testosteroni shndërrohet në një tjetër. Ndërkohë që jepen një sërë ilaçesh në mënyrë që ky hormon të ngelet po në këto nivele dhe jo të ndryshohet. Megjithatë sëmundja ndryshon sa nga njëri individ tek tjetri duke marrë përmasa të ndryshme. Kjo është një sëmundje botërore shumë e përhapur dhe kap një në tre veta deri në moshën 60 vjeç, duke u vështirësuar kësaj kategorie shumë mënyrën e të jetuarit, në moshën 70 vjeç e sipër një në dy veta mund të vuaj nga sëmundja e prostatës. Sëmundjet e prostatës ndahen në disa kategori. Ndahen në infeksione të prostatës si dhe kanceri i prostatës, i cili është dhe problemi më i madh nëse prek pacientët. Duhet trguar një kujdes shumë i veçantë në eliminimin e këtyre sëmundjeve, të cilat mund të mbartin dhe pasoja të rënda për shëndetin. Në rastin e kancerit, pacientët mund të kenë pasoja fatale për jetën. Kur është një pacient me prostatë, duhet që të bëjë me patjetër ekzaminimin për të përcaktuar, nëse sëmundja është në fazat e saj fillestare apo ka kaluar deri në fazën më të rëndë siç është kanceri. Sa më shpejt aq më mirë se dhe mund të kurohet. Në fillim bëhet përcaktimi i prostatës në gjak që quhet ndryshe PSA. Kur del deri në katër është në gjendje normale dhe nuk përbën ndonjë rast për tu shqetësuar. Duke filluar nga katra deri në dhjetë fillojnë dhe shenjat e prostatës pra, të shfaqjes së sëmundjes e zakonshme. Ndërkohë që mbi dhjetë mund të fillojë të shfaqet kanceri i prostatës, i cili mund të mbartë problemet e veta tepër të rënda që mund të jenë për pacientin. edhe në rastet kur gjendja e pacientit duket normale duhet parë shumë shpesh rritja e PSA-së në gjak me kalimin e muajve. Mund të ndodhë që në një kohë ta ketë pasur normale, ndërsa më vonë kjo shifër mund të ketë ndryshuar dhe është shfaqur në më shumë se katër, duke nxjerrë në pah dhe sëmundjen. Kjo është një rritje shumë e shpejtë, që duhet kontrolluar.

Pyetje: Cilat janë simptomat që shfaq kjo sëmundje në mënyrë që pacienti të kuptojë s vuan nga kjo sëmundje?

Përgjigje: Gjithçka fillon me vështirësitë që pacienti ndjen gjatë të dalurës jashtë (urinimit). Sidomos gjatë natës ai ndjen nevojën për të shkuar disa herë në banjë dhe në mënyrë të shpeshtë. Ne e përcaktojmë shkallën e sëmundjes nga fakti se sa herë pacienti del jashtë gjatë natës. Ndërkohë që urinimi i shpeshtë gjatë natës, krijon idenë e bllokimit është një situatë jo e këndshme sepse përveç shqetësimeve që sjell në organizëm lodh dhe pacientin, i cili nuk ka më fuqi për të bërë asgjë. Këto janë shenjat dalluese të prostatës së zakonshme. Ndërkohë që aktiviteti seksual vështirësohet dhe shumë nga meshkujt me rëndimin e gjendjes mund të kalojnë dhe në impotencë. Ndërkohë që shenja të tjera dalluese janë djegiet, hemorragjitë, si dhe bllokim apo bërja kaps. Megjithatë pacientët duhet të tregohen të kujdesshëm sepse sëmundja mund të shfaqet vetëm me njërën nga këto shenja klinike, dhe të mos e kuptojë se vuan nga kjo sëmundje. Kështu është e rëndësishme që të paraqitet sa më shpesh për kontroll tek mjeku përkatës. Ka raste që sëmundja mund të qetësohet për ca kohë dhe rikthehet sërish më vonë. Ndaj duhet bërë shumë kujdes gjatë trajtimit të saj. Nëse pacienti nuk i ka të gjitha këto ai duhet të vijë me patjetër që të bëjë të gjitha analizat dhe kështu do të arrijë të eliminojë në kohën e duhur sëmundjen që ai ka, duke e mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Pyetje: Kur është e këshillueshme zhvillimi i operacionit?

Përgjigje: Ndërhyrja kirurgjikale zhvillohet në rastet, kur gjendja e pacientit është shumë e rënduar. Ajo këshillohet të behët në rastet, kur në prostatë është shfaqur kanceri dhe nëse nuk bëhet operacion ose rrezatim për vdekjen e këtyre qelizave shëndeti i pacientit është vërtetë në rrezik. Por, përcaktimi i operacionit duhet bërë me shumë kujdes sepse nëse ai nuk planifikohet në kohën e duhur mund të çojë në të kundërtën e efektit që duhej të kishte. Shpesh operacionet bëhen, kur pacienti ka këto shenja të rënduara të sëmundjes, si dalje shumë të shpeshta në banje gjatë natës, por pa mundur të bëjë gjë, ka hemorragji në mënyrë të vazhdueshme dhe djegie. Ndërkohë që pacienti mund të jetë bërë dhe impotent. Mund të ndodhë që kjo sëmundje të jetë e trashëgueshme ndaj është e rëndësishme që të gjithë ata persona që e dinë se kanë një pjesëtar të familjes që ka vuajtur nga prostata të bëjnë kontrollet e duhura që në moshë të re se kështu mund të ndërhyjnë në parandalimin e saj. Por nuk është e thëne që domosdoshmërish ai duhet të bëjë kancer. Më e keqja është kur mendohet kanceri i prostatës, ai shoqërohet me shenja të tilla si dhimbje shumë e rënduar në bel, dhimbje, e cila transmetohet gjatë natës, ndërkohë që ajo mund të shndërrohet në sëmundje dhe në pjesë të tjera të trupit duke filluar me legenin pjesën e kofshëve dhe të gjunjëve. Është një shenjë shumë serioze. Në moshat 50-60 vjeç ndjehet dhe një rënie e potencës, gjatë kohëve të fundit është vënë re se ka pasur gjak në urinë. kështu nëse zbulohen të gjitha këto shenja në ekzaminim atëherë mjeku pas konsultës rekomandon dhe bërjen e operacionit. Kur është në fazat e para atëherë bëhet ekzaminimi ai që e përcakton se në cilat raste është e nevojshme që të ndërhyhet për të bërë kancer. Kështu pas ekzaminimeve përcaktohet dhe trajtimi që duhet të ndiqet për parandalimin e kësaj sëmundje, e cila arrin të paralizojë një sërë aktivitetesh të pacientëve të prekur. Në fazat e para mjekohet me ilaçe dhe nëse është më rëndë fillohet dhe me rreze dhe me operacion.

Pyetje: Sa të shpeshta duhet të jenë vizitat apo kontrollet që duhet të bëjnë pacientët për kapen sëmundjes në kohën e duhur?

Sa më të shpeshta të jenë vizitat aq më mirë është. Kjo sepse ne mund të ndërhyjmë në kapjen e sëmundjes që në fazat e para të saj, kështu duke ndërhyrë me ilaçet e duhura edhe mund të arrihet përmirësimi i situatës brenda një kohe shumë të shkurtër. Megjithatë tek njerëzit normale është e nevojshme që vizitat të bëhen të paktën një herë në vit edhe pse mund të mos kenë probleme. Ndërkohë që ata që ndiejnë shqetësimet e para duhet të paraqiten të paktën një herë në tre muaj për të parë ecurinë e sëmundjes. Kjo sepse nëse nuk e ndjekin vazhdimisht ata mund të kalojnë në një fazë të rënduar të sëmundjes, siç është kanceri. Kjo formë e rënduar mund të mbartë dhe pasoja fatale për jetën sepse është tepër e rrezikshme. Ndërkohë në vendin tonë pjesa më e madhe e pacientëve që paraqiten për vizitë vijnë shpesh, sepse u duhen rekomandimet e mjekut për të marrë ilaçe, të cilat janë në rimbursim.

Pyetje: Çfarë efektesh anësore mund të lërë kjo sëmundje nëse nuk trajtohet në kohën e duhur?

Përgjigje: Janë të shumta komplikacionet që mund të lërë kjo sëmundje nëse nuk trajtohet në kohën e duhur dhe me terapitë e duhura. Ajo çon në krijimin e shqetësimeve të shumta të organizmit, të cilat fillojnë me vështirësitë që paraqiten në aparatin urinar. Pacienti mund të bëhet kaps mund të ndjejë vështirësi të shumta gjatë urinimit. Ndërkohë që kjo shkon dhe më keq sepse duke pasur të gjitha këto shenja fillojnë problemet dhe me pjesët e tjera të organizmit. Ku një ndër to është dhe funksionimi i veshkave. Ato me rëndimin e gjendjes së prostatës vijnë gjithnjë e më tepër duke u shkatërruar dhe çojnë në krijimin e një çrregullimi të organizmit, i cili sa vjen e lodhet më shumë. Sëmundjet renale ndikojnë më pas në shfaqjen e problemeve të tjera, të cilat lidhen me organizmin, siç është azotermia, infeksione urinare, të cilat mund të jenë të përmasave të ndryshme dhe mund të mbartin dhe pasoja fatale për jetën. Për të tilla raste është gjithmonë e nevojshme që pacienti të tregojë kujdesin e duhur, pjesa më e madhe e këtyre pacientëve përfundojnë në operacion, pasi infeksioni urinar, në të cilin kanë arritur mund të jetë shumë problematik. Ndërkohë që shfaqen dhe probleme të tjera pacienti ndjen debulesa të shumta trupore mund të tregojë shenja nervozizmi dhe paqëndrueshmëri. Por ka dhe raste që kjo sëmundje e rënduar mund të çojë në krijimin e gurëve në fshikëz, dhe shfaqjen e hemorragjisë, e cila mbart pasoja tepër të rënda.

Pyetje: Cilat janë trajtimet mjekësore që duhen ndjekur?

Përgjigje: Për përcaktimin e llojit të trajtimit është shumë e rëndësishme që më parë të bëhen ekzaminimet përkatëse dhe në varësi të shkallës së sëmundjes përcaktohet dhe trajtimi mjekësor. Në fazat e para është e këshillueshme që të përdoren ilaçet antiprostatike, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes, por këto janë për rastet fillestare të sëmundjes. Ndërkohë që ne kemi filluar të hasim një problem në këtë drejtim sepse shumë mjekë sapo dëgjojnë se pacienti vuan nga urinimi i shpeshtë gjatë natës, ai është me domosdo me prostatë. Kjo nuk është e vërtetë në të gjitha rastet ndaj dhe duhet pasur shumë kujdes që të mos merren ato ilaçe, të cilat mund të jenë shumë të rënda për shëndetin e tij sepse mund të ndodhë që vuan nga një sëmundje tjetër si diabeti dhe të tregojë këtë simptomë. Ndërkohë që duke marrë ilaçe ai mund të rëndohet dhe më tepër, pasi nuk ka fare nevojë për këto ilaçe. Për rastet më të rënda ndiqen terapi të ndryshme, duke filluar që nga rrezet dhe duke përfunduar tek ndërhyrja kirurgjikale, e cila është për fazën më të rënduar të sëmundjes. Njëkohësisht është e rekomandueshme që të përdoren dhe barnat bimore sepse ato çojnë në shmangien e efekteve anësore dhe në fazat e para të sëmundjes mund të çojnë në kurimin e sëmundjes.

—-

Mjekësi a popullore, ja preparatet që ndihmojnë

Një rol të rëndësishëm në kurimin e kësaj sëmundjeje luan edhe mjekësia popullore, e cila dhe në këtë rast është e rekomanduar nga mjeku. Ka preparate të shumta, të cilat mund të kombinohen dhe me ilaçet për të dhëne rezultatin e duhur në kurimin e prostatës. Kështu sipas doktorit është e këshillueshme që për fazat e para të sëmundjes të përdoren preparatet bimore, të përgatitur vetë ose ato që janë në për farmaci por që kanë përmbajtje bimore. Një ndër to është dhe gjembaçi i ferrës ose preparati tjetër që njihet me emrin gëmushë ariu. Këto janë preparate që tregtohen nëpër institucionet farmaceutike dhe si të tilla ato çojnë në kurimin e avashtë të sëmundjes pa lanë efekte anësore siç mund të sjellin barnat. “Mund të jepet mjekimi i kombinuar. Për moshat e reja që janë në fazat e para të sëmundjes mund të përdoren këto preparate bimore, sepse janë dhe çojnë në kurimin natyral të problemit. Ndërkohë që është vënë re se përdorimi i shumtë i ilaçeve çon në uljen e potencës seksuale tek mosha të ndryshme. Efekt ky që mund të mos krijohet kur përdoren barnat bimore”, shprehet mjekët. Ndërsa për fazat e tjera të sëmundjes kur gjendja e pacienti vjen duke u rënduar barnat bimore jepen më pak sepse nuk kanë atë efekt që mund të kenë tek fazat e lehta të sëmundjes. Njëkohësisht është e rëndësishme që këto preparate të merren jo vetëm me rekomandim të mjekut, i cili i këshillon ato në bazë të ecurisë së sëmundjes por edhe nga përdorimi pa kriter i tyre duhet pasur shumë kujdes sepse mund të lërë dhe pasoja.

Si ndikon ushqimi, ja gjërat që s’duhet të konsumoni

Edhe mënyra e të ushqyerit ka një rëndësi të veçantë në kurimin e duhur të kësaj sëmundjeje. Kështu është e nevojshme që pacientët të cilët vuajnë nga prostata të bëjnë kujdes më mënyrën e të ushqyerit e sidomos me produkte të cilat mund të acarojnë më shumë gjendjen. Sipas doktorit është e nevojshme që ti vihet fre përdorimit të lëngjeve me gaz. Nëse pacientët e sëmurë do të konsumojnë nga këto lëngje sidomos gjatë orarit të darkës do ta kenë shumë të vështirë që të bëjnë një gjumë të rehatshëm, ndërkohë që këta pacientë gjatë natës ngrihen disa pasi kanë shqetësim të vazhdueshme. Kjo për faktin se organizmi ngacmohet dhe nuk kryen funksionin tij siç duhet. Njëkohësisht është e ndaluar dhe përdorimi i kafesë. Këta pacientë nuk duhet të konsumojnë fare kafen, sepse përmbajtja e lartë e kafeinës çon në krijimin e problemeve me hormonin e testosteronit. Ndërkohë që dhe përdorimi i alkooli është parë si një ndër rënduesit e kësaj, sëmundjeje. Kjo mbetet pak problematike sepse shumë nga moshat e vjetra konsumojnë në masë alkool dhe e rëndojnë më shumë gjendjen e tyre. Përdorimi i alkoolit mund të çojë në rëndimin e organizmit dhe të shfaqe shenja lodhjeje të pacientit edhe pse në fillim mund të ndodhë që nuk i jep të gjitha shenjat. Ndërsa kombinimi i alkoolit dhe me duhanin çon më tepër në irritimin e organizimit dhe bllokimin e punës së tij. Sipas doktorit pacientët duhet të kenë kujdes në përdorimin e ushqimeve të cilat duhet të jenë të rekomanduara nga mjeku si dhe të shmangen produktet e yndyrta, të cilat mund ta që janë të vështira për tu shpërbërë.

Lëvizja, një orë ecje në ditë bën mirë për sëmundjen

Një tjetër kurë e rëndësishme për shmangien e pasojave që mund të lërë prostata është lëvizja gjatë ditës. Kështu është e rekomanduar që të paktën 1 orë në ditë pacientët që vuajnë nga prostata duhet të bëjnë ecje, kjo sipas doktorit çon në shtendosjen e organizmit. Por dhe ecja duhet bërë me kufi. Lëvizja e lirë gjatë ditës ndihmon në organizmin që të bëjë qarkullimin e gjakut dhe mos krijimin e problemeve të prostatës apo të hormoneve të saj në gjak. Ata persona që praktikojnë ecjet e shpejta ose merren me aktivitete sportive mund të kenë probleme. Është e ndaluar që të bëhen lëvizje me biçikletë. Ndërsa sforcimet tepërta mund të sjellin më shumë probleme pasi jo vetëm që e vështirësojnë lëvizjen e lirshme të pacienti por sjellin dhe dhimbje të pjesëve të ndryshme të trupit. Aktivitete sportive janë të ndaluara për këtë kategori pacientësh. Ndërkohë që ka dhe gjëra të tjera të ndaj të cilave këta pacientë duhet të tregojnë kujdes. Një ndër to është shmangia e lagështirës edhe kjo ndikon negativisht në shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Ecja e kombinuar me ilaçet përkatëse të sëmundjes mund të çojë në një rezultat pozitiv. “është vënë re që tek meshkujt të cilët nuk tregojnë kujdes ndaj këtyre elementëve sëmundja ka përparuar edhe më shumë dhe me ritme më të shpejta. Fillimisht shenjat e saj mund të mos jenë të dukshme, dhe bëhen evidente vetëm në rastet e rënduara të sëmundjes atëherë kur mund të jetë e vështirë për të ndërhyrë. Ndërkohë që po të ndiqen të gjitha rregullat e mësipërme mund të thuhet që pacienti do të ketë përmirësime të dukshme të sëmundjes dhe mund të jetojë i qetë duke kryer të gjithë aktivitetin e mundshëm“, shprehet doktorët.

Simptomat

-urinim i shpeshtë natën

-hemorragji

-djegie

-gurë në fshikëz

-debulesë trupore

-paqëndrueshmëri

-impotencë

-faktorët

-faktorët gjenetike

-çrregullimet e tstosteronit

Mënyra e të ushqyerit

-alkooli

-duhani

Gujava shmang kancerit e prostatës

Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.

Shega mbron kancerin e prostatës

Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

Hudhra dhe qepa parandalojnë kancerin e prostatës

Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga tumori i prostatës. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit të prostatës.

Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës

1- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori

2- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë

3- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit

4- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit

5- Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D

6- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës

7- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen

8- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

Kuruesi i ri kundër kancerit gjendet tek domatja

Nuk ka mendim më të shëndoshë sesa të shijosh ushqimin duke e zgjedhur atë në mënyrë që ta mbani sa më larg kancerin. Kështu është shumë e nevojshme që të bëhet një administrim i mënyrës së të ushqyerit. Sipas një lajmi të nxjerrë pas një studimi mbi ushqimet dhe administrimin e tyre, është konstatuar se domatet, të cilat janë shumë të pasura me antioksidantë dhe përbërës të tjerë shumë të nevojshëm për organizmin, siç është beta karoteni, mund të ndihmojnë në shmangien e disa tipave të kancerit.

Kërkimet

Agjencia e Kërkimeve ndaj Kancerit ka treguar se, jo vetëm domatja, por edhe produktet që vijnë prej saj ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Pas studimeve të bëra mbi ndikimin që kishin në organizëm përbërësit e domates, u zbulua se konsumimi i saj arrinte të reduktonte rrezikun e kancerit të prostatës, kancerit të mushkërive apo atij të pankreasit. Efekti antikanceroz vjen nga veprimi i likopenit, përbërës i cili gjendet te domatja dhe është një çelës i ri në luftën kundër kancerit. Në fillim është dukur si e pamundur të mendoje se ky përbërës kimik mund të reduktojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës, mushkërive, mëlçisë, zorrës së trashë, të gjirit, vezoreve dhe pankreasit. Por rezultatet e arritura treguan se domatja dhe produktet e saj mund të ndalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Rezultatet e arritura u publikuan për herë të parë në gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe qe një zbulim me rëndësi veçanërisht për ata burra që rrezikonin kancerin e prostatës.

Zbulimet

Zbulimi i parë për efektin antikanceroz të domates është bërë në vitin 1989 dhe u zbulua se, burrat të cilët konsumonin një ose më shumë produkte domatesh në javë reduktojnë rrezikun e kancerit të prostatës në më tepër se 60 për qind. Pas 12 vjet të tjera studimesh, mbi 47 000 meshkuj arritën përmirësim në gjendjen e tyre shëndetësore nën terapitë analizuese me përbërësit e domates nga Qendra Kërkimore. Studiuesit theksojnë se, konsumimi i domates është qenësor për organizmin. Shumë mjekë mendojnë se domatja dhe likopeni nuk mund të shkatërrojnë kancerin e prostatës, por ndikojnë në ngadalësimin e zhvillimit të tij. Shoqëria Amerikane e Kancerit ka theksuar se, domatet kane shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. “Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri, por ato mund të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gëzojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes”, shprehet Marji Mc Cullough, drejtor i Epidemiologjisë së Përbërësve Ushqimorë në këtë shoqatë. “Ne duam t’i inkurajojmë njerëzit të hanë domate dhe produkte të ndërtuara prej saj, sepse ato mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por ne e rekomandojmë këtë si bashkëngjitje të një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash. Për vetë përbërësit shumë të rëndësishëm që përmban domatja, duhet të përfshihet në dietë”, përfundon Mc Cullogh. Për momentin kjo është një shpresë më tepër në gjetjen e një çelësi për të ecur në botën e luftës kundër kancerit.

Related Posts: