Reali i Madridit kryeson në listën e klubeve më të pasura të futbollit në botë për të tetin vit radhazi, duke kaluar për herë të parë kufirin prej 500 milionë eurove të ardhura. Në raportin e përvitshëm të “Deloitte” për vitin 2012, kampionët e Spanjës regjistrojnë një rritje prej 9% nga viti paraardhes, duke akumuluar të ardhura prej 513 milionë eurosh.
Barcelona dhe Manchester United janë dy klubet më të pasura pas madrilenëve, ndërsa Milani është klubi me të ardhurat më të larta në Itali në vitin 2012, ndikuar edhe nga shitjet e rëndësishme të disa futbollistëve kryesorë si Ibrahimovich apo Thiago Silva.
Ky është raporti i “Deloitte”, për 20 klubet me të ardhurat më të larta të vitit 2012.
- 1. Real Madrid 513 milionë euro
2. Barcelona 483
3. Manchester United 396
4. Bayern Munich 368
5. Chelsea 323
6. Arsenal 290
7. Manchester City 286
8. Milan 257
9. Liverpool 233
10. Juventus 195
11. Borussia Dortmund 189
12. Inter 186
13. Tottenham 178
14. Schalke 04 175
15. Napoli 148
16. Marseille 135
17. Lyon 131
18. Hamburg 121
19. Roma 116
20. Newcastle 115






