Prostituta e Rooney-t i kërkon falje gruas së tij (FOTO)


Më mirë vonë se kurrë.
Tre vjet pas aferës seksuale me futbollistin e martuar, Wayne Rooney, 27 vjeç, Jennifer Thompson, një ish escort- girl, ka kërkuar falje.
“Më vjen kaq për atë që i kam bërë Coleen,” tha ajo, duke i kërkuar falje gruas së futbollistit të kombëtares angleze.
Në vitin 2008 Wayne Rooney u martua me shoqen e tij prej shumë kohësh, Coleen.
Vitin tjetër ai nisi të shoqërohej me Jennifer, të cilët e paguante për seancat seksuale. Madje atyre u shtohej edhe një shoqe e Jennifer.
Skandali ndodhi në kohën kur Coleen ishte shtatzënë me djalin Kai.
“Atëherë e shihja thjesht si punë. Por sot ndjehem keq për atë që i kam bërë asaj familje,” tha Jennifer.
Ajo thotë se ka nisur një jetë të re që kur i ka lindur e bija në janar.
“Tani jam nënë. Atëherë isha naive dhe nuk mendoja për dëmet që u shkaktoja të tjerëve”.
1
2
3
4
5
6