Princi Harry tregon: Kam vrarë talibanë në Afganistan (FOTO)


Princi Harry ka rrëfyer se si ai ka vrarë talibanë gjatë katër muajve që ka qëndruar në detyrë në Afganistan.
Princi britanik foli për herë të parë për operacionet e tij me helikopterët Apache.
Princi 28- vjeçar, që kthehet nga qëndrimi 20- javor në Afganistan, tha se ai duhej të vriste dhe se këtë e kanë bërë shumë njerëz aty.
“Duhet të marrësh një jetë për të shpëtuar një jetë,” tha ai.
Ndërsa udhëheqësit e tij ushtarakë thanë se ai e ka kryer shumë mirë shërbimin si pilot.
Gjatë shërbimit ushtarak, princit nuk i është rezervuar asnjë trajtim special në krahasim me pilotët e tjerë të skuadronit.
Komandantët e tij thanë se nuk ka asnjë gjë të sigurt në punën e tyre.
Harry tha se vëllait të tij, William, i pëlqen shumë që të pilotojë helikopterë në shkretëtirë.

“Atij do i pëlqente të ishte aty,” tha Harry.

Princi ka rrëfyer edhe për miqësinë e tij në kampin e ushtarëve në Afganistan, duke zbuluar se ka qenë një lojtar shumë i mirë në video- lojërat. Ai tha se ato e kanë ndihmuar që të jetë një pilot i mirë.
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10