Home »
» Polici hero shpëton gruan që ra në shinat e trenit (VIDEO)
Polici hero shpëton gruan që ra në shinat e trenit (VIDEO)
Ky është momenti kur një polic shpëton një grua, të cilës i ra të fikët dhe u rrëzua në shinat e trenit.
Policia spanjolle ka publikuar videon ku shihet se si oficeri vrapon në shina dhe e largon gruan, pavarësisht se treni ishte pak sekonda larg.
Gruaja 52- vjeçare u rrëzua në shina ndërsa priste trenin në metronë e Madridit.
Polici 39- vjeçar, që nuk ishte në detyrë në ato momente, hidhet në veprim dhe arrin të shpëtojë jetën e gruas.





