Njeriun më të fuqishëm në botë s’e lënë rehat mizat (VIDEO)


obamaTë jesh mizë në Shtëpinë e Bardhë është ndonjëherë detyrë e vështirë. Por ndonjëherë mund të bëhesh e famshme.

Një mizë i humbi qetësinë presidentit Obama, ndërkohë që po shpallte personat e emëruar për të drejtuar Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimeve.

Miza nisi të shqetësonte Obamën, që për një moment tha: “Ky djalosh po më shqetëson mua”.

Por mizat nuk e kanë lënë rehat shpesh Obamën. Në vitin 2009, ai po jepte një intervistë për CNBC kur u detyrua të mbyste një mizë. Një kameraman fiksoi mizën e mbytur, ndërkohë që në sallë pati duartrokitje dhe përgëzime.

Edhe në vitin 2008 ndërsa ishte në fushatë, atë e sulmuan mizat gjatë një seti fotografik në Ajova.