Një prej teorive të përjetshme konspirative është vrasja e Presidentit amerikan, John F. Kennedy. A u vra me të vërtetë nga Lee Oswald ai? Pasuesit e teorive konspirative mendojnë se Oswald ka qenë thjesht figurë e përdorur. Por, prova për të kundërtën nuk ka. Teoricienët konspirativë vënë në dyshim dhe uljen e Neil Armstrong në Hënë. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ua kaluar rusëve në garën hapësinore, e ka falsifikuar uljen në Hënë. Sipas teorisë së famshme konspirative, thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në zonën 51.
Vrasja e John F. Kennedy
Presidenti Kennedy u vra më 22 nëntor 1963 nga dy plumba, një në kokë dhe një në qafë, teksa udhëtonte me një limuzinë të hapur në Dallas. Lee Harvey Oswald u akuzua për vrasjen e tij. Dyshimet për shpjegimin zyrtar se Oswald ishte personi i vetëm përgjegjës për vrasjen e Presidentit amerikan, të cilat vazhdojnë sot e kësaj dite të diskutohen. Ekzistojnë një sërë teorish konspirative, asnjë prej të cilave s’është provuar.
Në vitin 1979 doli teoria se ndaj Kennedy-t kishte pasur të paktën katër të shtëna nga drejtime të ndryshme.
Mbulimi i sulmeve të 11 Shtatorit
Që prej vrasjes së John F. Kennedy-t nuk ka pasur një histori tjetër të ngulitur aq shumë në mendjet amerikane ose një histori që të krijojë aq shumë teori konspirative, sa sulmet e 11 Shtatorit. Ndërkohë që videot dhe fotografitë e dy aeroplanëve që përplasen me dy kullat binjake janë të famshme në gjithë botën, bollëku i informacioneve vetëm ka nxitur krijimin e teorive. Sipas një sondazhi të vitit 2006 nga Zogby, 42 për qind e amerikanëve mendojnë se qeveria “ka fshehur ose ka refuzuar të hetojë të dhënat kritike për ngjarjen”.
Zona 51 dhe alienët
Pasuesit e teorive konspirative besojnë se në Zonën 51, një bazë ushtarake e “Air Force” në Nevada, gjenden rrënojat e një anijeje aliene.
Sipas teorisë konspirative, shkencëtarët e qeverisë riprodhojnë teknologjinë e avancuar të alienëve. Kjo teori është ushqyer më shumë nga deklaratat e shumta të njerëzve në këtë zonë që pretendojnë të kenë parë UFO, apo dëshmia e një koloneli në pension të ushtrisë, i cili thotë se ka pasur akses ndaj materialeve jashtëtokësore.
Të tjerë, besojnë se qeveria studion udhëtimin në kohë në Zonën 51.
Paul McCartney ka vdekur
Sipas një teorie konspirative, kur Mbretëresha Elisabeth i dha titullin e fisnikërisë Paul McCartney-t, në vitin 1997, në fakt nuk ishte ai, por dikush që i ngjan dhe jeton në vend të tij. “Paul ka vdekur” është një legjendë urbane, sipas së cilës Paul McCartney ka vdekur në një aksident automobilistik në vitin 1966 dhe është zëvendësuar nga një sozi me zë të ngjashëm. Sipas atyre që e besojnë këtë teori, të dhënat për një fakt të tillë gjenden në vargjet e errëta të këngëve dhe imazhet e dyfishta në kopertinat e albumeve. Më e njohura prej tyre është kopertina ku Paul është i vetmi që ecën zbathur dhe pak jashtë rreshtit.
Shoqëritë sekrete kontrollojnë botën
Nëse do të ishit anëtar i elitës globale, do tae dinit tashmë këtë: Bota udhëhiqet nga një grup i vogël i fuqishëm dhe sekret. Shumë prej njerëzve të thjeshtë kanë dëgjuar se në vitin 2004, të dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë ishin anëtarë të shoqërisë sekrete “Skull and Bontes”, shumë prej anëtarëve të së cilës janë ngjitur në rangje të larta.
Por kjo shoqëri është diçka e vogël, krahasuar me shoqëritë sekrete misterioze që thuhet se kontrollojnë gjithë botën. Sipas teorive konspirative, më e fuqishmja nga këto shoqëri është “Illuminati”, një sekt që thuhet se kontrollon botën.
Ulja në Hënë s’ka ndodhur
Kanë kaluar dekada që kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij të madh për njerëzimin”, nëse kjo ka ndodhur. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ua kaluar rusëve në garën hapësinore, e ka falsifikuar uljen në Hënë.
Sipas teorisë së famshme konspirative, thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në Zonën 51.
Elvis Presley nuk ka vdekur
Ekziston një teori konspirative, sipas së cilës, Elvis Presley nuk ka vdekur në vitin 1977. Shumë fansa këmbëngulin se ai është akoma gjallë dhe se ai është fshehur për arsye të ndryshme. Ka pasur raste kur dy tabloide kanë botuar artikujt për “jetën” e Presley-t pas vdekjes në detaje, duke përfshirë një këmbë të thyer nga një aksident me motor e deri tek “vdekja e vërtetë” në mes të viteve ‘90.
Operacioni “Northwoods”
Teoria konspirative përfshin një plan të Shefave të Stafit për të krijuar një fushatë sulmi ndaj njerëzve si në Majami, ku njerëzit do të qëlloheshin në rrugë, varkat që vinin me emigrantë nga Kuba të mbyteshin, të hidheshin në erë anije amerikane dhe avionë dhe të fajësohej Kastro dhe Kuba për të krijuar kështu justifikimin e sulmit ndaj këtij vendi. Sipas teorisë, refuzimi i Kennedy-t për të aprovuar këtë plan ka çuar në vrasjen e tij.
Bashkimi i Amerikës Veriore
Bashkimi i Amerikës Veriore është një bashkim teorik rajonal i Kanadasë, Meksikës dhe SHBA-së, i njëjtë në strukturë me Bashkimin Evropian, që mund të përfshijë një valutë të përbashkët të quajtur “amero”.
Sipas teorisë konspirative, tri vendet po planifikojnë të themelojnë diçka të quajtur Rendi i Ri Botëror. Tri vendet e kanë mohuar këtë teori në mënyrë të vazhdueshme.
Princesha Diana është vrarë
Pavarësisht hetimit zyrtar, nuk është gjetur asnjë e dhënë e një komploti të mundshëm nga MI6 apo njësi të tjera për vrasjen e Princeshës dhe Dodi Fayedit në vitin 1997. Sidoqoftë, spekulimet vazhdojnë. Sipas teorisë konspirative, elementë në shërbimet sekrete britanike vendosën se lidhja e Dianës me Fayed ishte kërcënim për monarkinë dhe si rezultat, për qeverinë britanike.
Fshati që po fundoset çdo ditë nga pak
Një fshat në afërsi të qytetit kinez Lianyuan në provincën Hunan po përjeton një tmerr të vërtetë. Sipërfaqja e këtij fshati po shembet nga shkaqe akoma të pazbuluara. Një fshat në afërsi të qytetit kinez Lianyuan në provincën Hunan po përjeton një tmerr të vërtetë. Sipërfaqja e këtij fshati po shembet nga shkaqe akoma të pazbuluara. Shembjet e herëpashershme të cilat kanë filluar që para 5 muajve, po frikësojnë fshatarët pasi një ditë edhe vendi ku gjendet shtëpitë e tyre mund të përjetojnë të njëjtin fat. Autoritetet kineze po mundohen të gjejnë shkakun e kësaj shembjeje të vazhdueshme por akoma nuk kanë arritur në një rezultat. Disa thonë se minierat e qymyrit që gjendet në afërsi janë shkaktare të këtij fenomeni ndërsa të tjerë mendojnë se arsyeja qëndron te struktura e tokës së kësaj zone. Ndërsa shkencëtarët po mundohen të zbulojnë shkakun, 4 mijë banorët e këtij fshati tashmë nuk mund të furnizohen as me ujë pasi shembjet kanë shkatërruar sistemin e ujësjellësit.
Në Mars ka pasur lumë të rrjedhshëm
Agjencia Evropiane e Gjithësisë ka publikuar një seri fotosh në të cilat shihen mbetjet e shtratit të lumit të gjatë 1500 km e të gjerë 6,4 km, i cili dikur, shumë herët, ka rrjedhur nëpër planetin e kuq. Kjo foto kompjuterike e gjeneruar që tregon format në trajtë të shtratit të lumit, janë bërë në bazë të të dhënave marrë nga fluturakja “Mars express”. Besohet se “struktura e ngjashme me lumin”, e quajtur Reul Volis, është formuar pas rrjedhjes së ujit në Mars në të kaluarën e tij shumë të largët. Është vërejtur se lumi i lashtë ka pasur shumë degë nga të cilat njëra mund të shihet qartë se si futet në luginën kryesore nga ana veriore. Ekspertët komentojnë se fotot tregojnë “morfologjinë pabesueshëm shumë të ngjashme me truallin e Tokës në rajonet e goditura nga krijime akulli”. “Për shembull, mund të shohim struktura që ngjajnë me rrathët koncentrike të mureve të brendshme të kraterit”, thonë në agjenci. Shkencëtarët shpjegojnë se ato, rrathët, mund të paraqesin nivelin e dikurshëm të ujit ose të akullit para se të avulloheshin uji e akulli dhe të zhdukeshin nëpër faza të ndryshme kohore. Brigjet e Reul Volisa janë shumë të ashpra e të rrëpirëta me ngritje paralele që mbulojnë fundin e kanalit. Vlerësohet të jenë krijuar si pasojë e kalimit të pjesë të dheut dhe copave të akullit. Morfologjia e Reul Volisa tregon se planeti i kuq ka kaluar nëpër histori të ndryshme e komplekse me analogjitë që mund të vërehen në aktivitetet glaciale të Tokës.






