Nga Mentor Thaqi :NËNA E MADHE FISNIKE LINDË E RRITË FISNIKË-BURRËSHTETAS KOMBI

Një formë tjetër nderimi, fillim nga rrënjët-djepi!


Mentor Thaqi

JU KAM THANË QYSH N´LINDJE

(Nanës Sofë Rugova, Homazh Nderi)

I thanë,
mbahu fisnike,
baben Rrustë vranë
për inati
t´Plisit
dhe t´Bardhësisë Shqiptare!
- Ka lanë djalin, tha,
ai do t´ia ruan
emrin dhe vendin!

Paj, edhe djalin-Uken
vranë,
i thanë,
oj fisnike,
ti shëndosh për burrin
ori sojnike!
Shmoi pak si fshehtë,
qoi kryet naltë,
rregulloi lidhcë e marhamë:
- Ka lanë djalin,
ai do ua ruaj
emrin dhe vendin,
babës e babgjyshit
me rrajë e skajë,
qebesa edhe kuvendin!

Deshten ti thonë
edhe shumëçka,
kush nga dhimbja,
hasmi nga smira,
ajo shkurt,
prajtë dhe urtë:
- Zoti m´ka dhanë
durim e besim
dhe me djalin
edhe bekim!

Eh, motet shkuan,
Nana Sofë
vertikale
si Majë Hajle:
- Kam dhe kunatin
Aliun,
si vëllaun tim,
thoshte me g´zim!
Tevona,
Ibra, i Madh u bë,
ajo e lumtur
thoshte plot bindje:
- Epo,
i Madh do t´bahet
Ibra jem,
ju kam thanë qysh n´lindje,
tash, të Madh e kem!

Mentor Thaqi VS., 08.04.2012 (23,05 h, ad hoc)