Ndërtuesit e tyre thonë se këto janë vila, por kritikët thonë se një gjë e tillë nuk ka kuptim.
Ky qytet i ngritur në rajonin Lingshui të Kinës duket si një geto ose edhe si një burg gjigand.
Më shumë se një mijë shtëpi janë ngritur në këtë qytet të ri.
Rreth 3500 banorë janë vendosur aty, në apartamentet e reja që shkojnë deri në 253 metra katrorë.
Edhe pse ka mbi 1 miliard banorë, mediat raportojnë se miliona shtëpi në Kinë janë të pabanuara.
Një organizatë qeveritare thotë se po krijohet një flluskë e vërtetë në ndërtime, pasi shtëpitë në qytete janë mbivlerësuar.
Ndërkohë shumë projekte të tilla kanë rezultuar dështim, pasi shtëpitë kanë mbetur bosh sepse njerëzit nuk i përballojnë çmimet.





