Roberto Mancini nuk po u "ecën" pa Balotellin. Kështu së paku u pa nga rezultati i arritur me QPR-në ku City barazoj pa gola.
Trajneri italian e deklaroi "mërzinë" për humbjen e Mario Balotellit."Jemi të trishtuar që ne kemi humbur një lojtar të rëndësishëm si Mario. Me Balotellin ne kemi fituar Premierligën dhe FA Cup.
Ishte e vështirë ta humbasim pasi që edhe 14 ndeshje janë të mëdha pa të pasi që mund të ishte shumë i rëndësishëm. Por më e rëndësishme për Marion ishte që ai të kthehej në Itali. Do të më mungoj Mario" deklaroi Mancini./indeksonline/