“The Economist”
Bujqit turq nuk mbajnë derrkucë. Kjo vlen si për ata që luajnë lojëra virtuale me bujqësi, ashtu edhe për ata që merren njëmend me këtë punë. Për këtë arsye nuk ka derrkucë në versionin arab të “Happy Farm”, të krijuar nga “Peak Games”, një firmë e re me seli në Stamboll. Për të njëjtën arsye, “Happy Farm” nuk ka vreshta, derisa punëtoret femra mbajnë shaminë. Preferencat lokale kanë rëndësi të madhe. “Peak Games” ka gjetur terren të pëlleshëm. Kjo firmë tashmë punëson 200 veta dhe ka krijues në Jordani dhe Arabi Saudite, ashtu si edhe në Stamboll dhe Ankara. Më shumë se 35 milionë njerëz i luajnë lojërat e kësaj firme të paktën një herë në muaj, shumica prej të cilëve përmes “Facebookut”. Gjysma e lojtarëve janë në Turqi, të tjerët janë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Rina Onur, një nga themelueset e kompanisë, ka thënë se ajo dhe kolegët e saj e kishin vërejtur se çfarë mungonte në tregun e lojërave përmes internetit, mungesë kjo që nuk mund të plotësohej nga kompanitë që përfillnin shijen perëndimore. Për këtë arsye, “Peak Games” u ofron njerëzve në Turqi dhe shtetet përreth lojëra duke u bazuar në shijen e rajonit, si “Happy Farm”, ashtu si edhe versionet online të argëtimeve tradicionale. “Okey”, një lojë turke e luajtur me pllaka, është më e popullarizuara. Turqia është mbushur me kompani interneti, shumica prej të cilave u shesin gjëra të rinjve. Nuk është vështirë të kuptohet arsyeja. Shteti është i madh, me popullsi të madhe të të rinjve, që është duke mbështetur me të madhe periudhën e internetit. Gjysma e 75 milion banorëve të Turqisë janë nën moshën 30-vjeçare. Rreth 44 për qind e turqve e shfrytëzojnë internetin, krahasuar me 14 për qind më 2006 dhe tre për qind më 2000. Ata përbëjnë audiencën e shtatë shtetërore për nga madhësia të “Facebookut”. Turqit po ashtu nuk hezitojnë të përdorin kartelat e kreditit për të blerë gjëra përmes internetit: ky shtet lëshon tri kartela në çdo pesë njerëz, ka bërë të ditur “GP Bullhound”, një bankë investimesh. Po ashtu, tregu ka ende hapësirë për t’u rritur. Normat e depërtimit janë nën ato të Evropës Perëndimore. Disa kompani kanë arritur që të marrin investime nga jashtë. “Peak Games” ka siguruar 20 milion dollarë. Në shtator, “General Atlantik”, një firmë amerikane e investimeve, së bashku me disa tjera, investuan 44 milion dollarë në “Yemeksepeti”, përmes të cilës turqit porosisin ushqimet nga restorantet lokale. Më 2011, “Naspers”, një kompani mediatike jugafrikane, pagoi 86 milion dollarë për 68 për qind të aksioneve të “Markafoni”, një klub i modës përmes internetit; eBay bleu më shumë aksione të “Gitti Gidiyor”, uebfaqe për ankande, derisa “Kleiner Perkins Caufield & Byers” dhe “Tiger Global Management”, që të dyja të stacionuara në Amerikë, investuan 26 milionë dollarë në “Trendyol”, një uebfaqe tjetër e modës.
Zakonisht, kompanitë turke të internetit kanë huazuar modelet e biznesit nga jashtë, duke ua dhënë atyre karakteristikat turke. Mustafa Say, kompania e të cilit, “iLab Ventures” është pronare e shtatë për qind të aksioneve të “GittiGidiyor”, thotë se blerësit paguajnë në një llogari të tretë, prej të cilës paratë i dërgohen shitësit vetëm kur të vijë malli. Ai thotë se një gjë e tillë ka ndihmuar që të krijohet besimi. Konsumatorët e “Yemeksepeti” nuk paguajnë asgjë për dërgesë dhe paratë për ushqimin mund t’i jepni në formë keshi në derë. Kjo vazhdon të përbëjë 37 për qind të shitjeve, thotë Nevzat Aydin, themelues dhe drejtor ekzekutiv. Nuk janë vetëm paratë dhe idetë ato që kanë ardhur nga jashtë. Ashtu ka ndodhur edhe me njerëzit: turqit që janë kthyer (si Say dhe Aydin), shumica me shkollim dhe përvojë amerikane. Madhësia e tregut turk është “shpatë me dy teha”, thotë Numan Numan, ish-bankier i “Goldman Sachs” që tani punon në 212, një firmë kapitalesh, që e ka marrë emrin nga kodi telefonik i anës evropiane të Stambollit. Madhësia e tregut të brendshëm është një plus, por kompanitë e reja në shtetet e vogla, si Izrael apo Estoni, qysh në fillim kanë më shumë stimulim që të zgjerojnë biznesin përtej kufijve që kanë. Nga gjashtë firmat turke në të cilat ka investuar 212, Numan pret që katër të zgjerohen të paktën edhe në rajon. Firmat turke të internetit mendojnë se kanë një bazë të mirë, prej të cilës do të mund të zgjerohen, posaçërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. “Peak Games” është mbase shembulli më i mirë, por edhe tjerat kanë ambicie. Për shkak se televizionet dhe kultura turke janë të popullarizuara në rajon, përkrahja nga yjet turke mund të ndihmojë që të shiten rrobat dhe këpucët. Paratë e “General Atlantic” do të financojnë pjesërisht nismën për zgjerim jashtë të “Yemeksepetit”. Shumë firma tjera shpresojnë që të kenë sukses të njëjtë. Në nëntor, në një sallë të Universitetit “Bilgi” në Stamboll, 20 kompani të reja, të mbledhura nga “Bootcamp Venture”, organizatore e ngjarjes, paraqitën planet e tyre para investitorëve potencialë.
Ngjarjet e tilla janë bërë të zakonshme. “Kur nisëm këtu gjashtë vjet më parë, kishte tri ngjarje në vit. Tani janë tri ngjarje në ditë”, thotë Didem Altop i “Endeavor”, një organizatë jofitimprurëse, që synon të inkurajojë ndërmarrësit në shtete, prej Brazilit e deri në Jordani. Turqia deri më tani ka pasur mungesë të investitorëve “engjëj”, që japin para, pa e kërkuar pjesën më të madhe të pasurisë. Një gjë e tillë është duke ndryshuar, derisa gjenerata e parë e themeluesve po bëhen investitorë dhe mentorë të gjeneratës së ardhshme. Në “Galata Business Angels”, Stambolli ka një rrjet të njerëzve të tillë, si Numan dhe Sina Afra, bashkëthemeluese e “Markafoni”-t. Politikat e qeverisë nuk kanë qenë edhe aq përkrahëse, thotë Altop, ndonëse ka lëvizje në drejtimin e duhur. Kompanitë e reja tashmë mund të marrin grante për hulumtime dhe marketing; ato në “teknoparqe” lirohen nga disa prej tatimeve. Më inkurajuese është mundësia e lehtësimeve tatimore për investitorët e akredituar, gjë që pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Shumica e kompanive fillestare do të dëshirojnë, ashtu si edhe kudo: moda dhe blerjet e përditshme në veçanti duken të stërngarkuara. Por, një numër i madh i tyre mund ta kenë mundësinë që t’iu bëjnë konkurrencë atyre që tashmë ndodhen në rrugën drejt suksesit.