Home »
» Kaliforni, misteri i gurëve që ecin
Kaliforni, misteri i gurëve që ecin
Mrekullitë që ofron nëna natyrë janë nga më të pabesueshmet dhe shpesh herë të pamundura për t’u perceptuar nga mendja njerëzore. Një prej këtyre janë pa dyshime gurët e çuditshëm që ecin, në vendin e quajtur Lugina e Vdekjes, në Parkun Kombëtar të Kalifornisë.
Prej kohësh udhëtimi i këtyre gurëve misteriozë ka kuriozuar shkencëtarë, të cilët i kanë bërë objekt të studimeve të tyre. Bëhet fjalë për një dukuri shumë të çuditshme, ku disa gurë të mëdhenj duket se lëvizin vetvetiu, me një shpejtësi shumë të vogël, që nuk mund të vihet re me sy të lirë, por lëvizja dhe ndryshimi i vendndodhjes së tyre duket nga gjurmët që lënë në tokën e thatë të Luginës së Vdekjes.
Misteri i këtyre gurëve i ka tërhequr shkencëtarët që nga vitet ’40, por së fundmi të tjera imazhe impresionuese kanë dalë në dritë, që tregojnë rrugën që kanë përshkuar këta gurë për një periudhë të caktuar kohore.
Fotografi Dab Carr ka kapur së fundi disa imazhe të udhëtimit mbresëlënës të këtyre gurëve, duke përdorur mjete të teknologjisë së lartë, që tregojnë zhvendosjen e mistershme të tyre, shkaku i të cilës mbetet ende i panjohur.