Hakerat shqiptarë kanë sulmuar dhe thyer shumë faqe sot, ndër të cilat edhe faqen e Unionit të Studentëve të Serbisë (SUS), që paraqet shoqatën më të madhe studentore serbe.
Në faqen e internetit sus.org.rs mund të lexohet vetëm “United States of Albania”, ndërsa studentët serbë thonë se nuk e kam merituar këtë sulm.
“Ne nuk jemi deklaruar me rastin e heqjes së monumentit në Preshevë, e ndryshe jemi të njohur si një organizatë që angazhohet për negociatat paqësore midis Beogradit dhe Prishtinës.
Nesër ne do të thërrasim provajderët që ta aktivizojnë faqen, por nuk e di se sa orë kërkon kjo dhe sa do të na kushtojë kjo”, thotë për Blic Nikola Damljanovic, president i SUS-it, i cili shton se organizata financohet përmes projekteve që reklamohen në faqe, “për çka rrezikimi i sajtit nënkupton edhe rrezikimin e SUS-it”.