FOTO REPORTAZH/ Një dramë shqiptare: 3 vogëlushë nuk dalin dot nga shtëpia e tyre


Gazeta e madhe britanike, Daily Mail, sjell këtë reportazh dhe këto foto prekëse nga një realitet i trishtë shqiptar
Vëllezërit Zef, 12 e Marsel, 7 vjeç dhe motra e tyre, Marsela, 9 vjeç, nuk e kuptojnë kënaqësinë e të rriturit si fëmijë normalë.
Ata nuk shkojnë në shkollë dhe nuk vizitojnë shokët, madje nuk luajnë dot as futboll në kopsht.
Në vend të kësaj të rinjtë e kalojnë gjithë jetën e tyre të mbyllur brenda në shtëpi në fshatin Bardhaj në Shqipëri, rreth 76 milje në veri të kryeqytetit Tiranë, të burgosur të gjakmarrjes, çka e bën shumë të rrezikshme që të dalin jashtë.
Këta fëmijë janë mes 900 fëmijëve që duhet të jetojnë brenda mureve të shtëpisë pasi rrezikojnë të ekzekutohen sipas një kodit të vjetër ballkanik, të quajtur Kanun- që i jep një personi të drejtën të vrasë një rival ose të afërmit e tij si hakmarrje për një vrasje të mëparshme.
Vrasjet sipas Kanunit njihen si gjakmarrje dhe janë të ngjashme me vendetan në Itali.
Kjo praktikë daton që nga mesjeta, por disa historianë thonë se mund të ketë origjinën që nga epoka e bronzit.
Aplikohet si tek myslimanët, ashtu edhe tek katolikët në Shqipëri dhe rregullon aspektet e jetës si krimin, familjen, martesën, transferimin e pronës, dëmet si dhe sjelljet personale.
Virtualisht u zhduk gjatë komunizmit, por është rikthyer që kur Shqipëria po përpiqet që të bëhet një vend i zhvilluar e modern, ku shumë njerëz thonë se nuk kanë besim tek sistemi ligjor aktual.
Megjithëse vrasjet për gjakmarrje njihen që prej mesjetës, shumë nga rregullat nuk janë adoptuar për kohët moderne, dhe shpesh vazhdojnë derisa çdo mashkull i familjes të vdesë.
Sipas Kanunit, vrasja e grave dhe fëmijëve, por edhe të moshuarve, është teknikisht e ndaluar, por nuk njihet dhe shumica detyrohen të qëndrojnë të mbyllur.
Për të ndihmuar këta fëmijë, ministria e Arsimit organizon mësuesit që të vijnë tre herë në javë dhe të japin dhjetë orë mësim për ta.
Three children, who have spent their entire childhood locked inside their home, play on their bed in Bardhaj
2
3
4
5
6
7