Enzo Zidane ka trashëguar nga i ati gjithçka: këmbë të mira, një fanellë të Real Madrid dhe së fundmi edhe të njëjtin karakter.
Djali i Zinedine Zidane, i quajtur Enzo në nder të fantazistit uruguajan Enzo Francescoli, nuk e pret mirë një ndërhyrje që i bën kundërshtari gjatë një ndeshjeje të Real Madrid U18 në Katar.
Megjithëse reagimi nuk është si ai i të atit kundër Materazzit në fineln e Kupës së Botës Gjermani 2006, sërish të le të kuptosh se atë e bir edhe nervat i kanë të njëjta.
Këtu vlen fjala popullore bëmë baba të të ngjaj.