Dy muza rrinë pështjellë në një kuti
me tjerrë mendimesh hedhur mes veti.
Udhët e nxehta lëshuar si lak
nyja pa numër ndanë kanë
e zgjasin kohën njëqindfish, e çojnë matanë.
Malet epen kah e bardha e fatit me sy
e epjet bëhen mal i vizatuar me shkumës
n’ derë të përsiatjes ngjyer me ty.
Frymë më frymë sillen qark
në qafë kafshohen, kafshohen në qafë
fjalë në damar, rrjedhë në gjak.
Qiell me varra e plagë me terr,
a dhemb kafshimi im në ty,
si hukatja jote që gjë s’e tret?
Urat e tua vrarë kam dje
e copat e tyre mbi pllakë gramafoni
shoh me kureshtje, të vërtiten përdhe.
Rrotullohu e zeza pjatë!
(retë anash të dredhojnë)
Mbaro me etje në gërvimë të thatë!
Këndojnë dy muza shpinë më shpinë mbështetur
e bjerrin dy lumenj të ndarë n’ hulli të gjallimit.

me tjerrë mendimesh hedhur mes veti.
Udhët e nxehta lëshuar si lak
nyja pa numër ndanë kanë
e zgjasin kohën njëqindfish, e çojnë matanë.
Malet epen kah e bardha e fatit me sy
e epjet bëhen mal i vizatuar me shkumës
n’ derë të përsiatjes ngjyer me ty.
Frymë më frymë sillen qark
në qafë kafshohen, kafshohen në qafë
fjalë në damar, rrjedhë në gjak.
Qiell me varra e plagë me terr,
a dhemb kafshimi im në ty,
si hukatja jote që gjë s’e tret?
Urat e tua vrarë kam dje
e copat e tyre mbi pllakë gramafoni
shoh me kureshtje, të vërtiten përdhe.
Rrotullohu e zeza pjatë!
(retë anash të dredhojnë)
Mbaro me etje në gërvimë të thatë!
Këndojnë dy muza shpinë më shpinë mbështetur
e bjerrin dy lumenj të ndarë n’ hulli të gjallimit.





