Drejtpërdrejtë nga inaugurimi i Barak Obamës dhe Xhoe Bajden.



45

Më 21 janar në ora 17:30 në Këndin e ri amerikan në Shkup, Ambasada e SHBA-ve organizon ndjekjen e drejtpërdrejtë të ceremonisë së inaugurimit të presidentit amerikan Barak Obama dhe nënkryetarit Xhoe Bajden.
Këndi i ri, që zyrtarisht do të hapet më vonë gjatë javës, gjendet në Bibliotekën kombëtare dhe universitare Goce Delçev, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Ambasada ka ftuar mediat t’i bashkëngjiten stafit, mysafirëve dhe anëtarëve të Këndit për të ndjekur këtë eveniment të rëndësishëm




62

Ne SHBA nisin aktivitetet për inaugurimin e presidentit amerikan Barak Obama. Katër vjet më parë, Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, filluan traditën e Ditës Kombëtare të Shërbimit gjatë fundjavës së Inagurimit.
Presidenti Obama, nënpresidenti Joe Biden dhe familjet e tyre do ta vazhdojnë këtë traditë sot, ashtu si amerikanë të tjerë në 50 shtetet e vendit, që do të marrin pjesë në aktivitete të shërbimit vullnetar në komunitetet e tyre.
Presidenti dhe Nënpresidenti do t’u kërkojnë amerikanëve të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme në veprimtari të tilla.
Sot në mbrëmje Zonja e Parë Michelle Obama dhe bashkëshortja e Nënpresidentit, zonja Jill Biden, do të marrin pjesë në Koncertin e Inaugurimit për Fëmijët, të organizuar prej tyre për nder të familjeve të ushtarakëve 

10

Presidenti i SHBA, Barack Obama do të japë betimin për mandatin e dytë të hënën me ç’rast do të mbarshtrojë objektivat që synon të arrijë në katër vjetët e ardhshëm si president i vendit. Betimin do ta administrojë kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts.
Obama, me njërën dorë në Bibël, jo si kërkesë kushtetuese, por sipas traditës, do të përsërisë tekstin e betimit që ka zanafillën që në krijimin e Amerikës si shtet. Do të jetë ky inaugurimi i 57-të i një presidenti në historinë politike të Amerikës, ndërsa Obama do të jetë presidenti i 17-të që do të udhëheqë vendin në dy mandate.
Me dorën e djathtë të ngritur për të dhënë betimin, siç është njoftuar Obama do të shtrijë dorën e majtë në dy Bibla, njërën që ka qenë e ish liderit zezak për të drejta civile, Martin Luter King dhe tjetra e ish presidentit amerikan gjatë luftës Civile, Abraham Lincoln, një simbolik kjo e betejës për barazi në Amerikë.
Ceremonia e betimit mbahet pikërisht në mesditë para ndërtesës së Kongresit Amerikan, ku pritet pjesëmarrja e qindra mijëra njerëzve. Po të njejtën ditë, betimin do të japë edhe zvendëspresidenti, Joseph Biden.
Megjithëse, sipas Kushtetutës amerikane, mandati i dytë i presidentit fillon nesër, më 20 janar, ceremonia zyrtare do të mbahet të hënën më 21 janar, që është një festë federale, kësaj radhe me një simbolik edhe të veçant për presidentin, si Dita e Martin Luter King-ut.