Çka bajne e çka jo spiunet e Izraelit per atdheun e vet


Per here te pare, pese femna spiune te Mossad dalin publikisht ne interviste per gazeten "Lady Globes", tue ju dhane lexuesve mundesine me u njofte veç pak per jeten klandestine te tyne si agjente sekrete te sherbimit sekret izraelit Mossad. Ato flasin se si perdorin bukurine e trupit dhe feminilitetin per nevoja te shtetit dhe deri ku shkon sherbimi i tyne ndaj shtetit.

Me flirtue, thone ato, asht nji loje qe lejohet nese asht ne rrezik siguria e shtetit. Femna e buzeqeshun ka ma shume mundesi me pase sukses, thane ato.

Keto gra, qe secila ka graden e komandantes dhe grade edhe ma te nalte, kane qene te perfshime ne operacione shume te rrezikshme dhe te randesishme.

“Na perdorim feminilitetin tone sepse te gjitha mjetet jane te lejueme", tha agjentja me emnin Efrat per gazeten. “Mirepo, edhe nese ne mendojme se per me avansue operacioni duhet me ba seks edhe me presidentin e Iranit Ahmadinejad, askush ne Mossad nuk na lejon me ba diçka te tille. Grate ne Mossad nuk perdoren per seks. Ne flirtojme, por, vija e kuqe asht - seksi."

Ne foto: Modelja izraelite Bar Refaeli luen rolin e nji spiune te sherbimit sekret te Izraelit, Mossad, bashke me aktorin Tomer Sisley ne filmin qe i kushtohet vrasjes se operativit te levizjes radikale palestineze Hamas, Mahmoud al-Mabhouh.