Monica Bellucci, një nga ikonat e bukurisë femërore, do të jetë në kopertinën e muajit shkurt të revistës Vanity Fair edicionit spanjoll. Aktorja shfaqet tepër sensuale në një vaskë me ujë, ndërkohë që brenda revistës lexuesit mund të gjejnë një set fotosh dhe një intervistë të sinqertë të saj. Bellucci shfaqet e mrekullueshme, pavarësisht moshës së saj.
“Nëse nuk do të kisha jetuar eksperiencën e mëmësisë, një pjesë e imja do të ishte e vdekur” ka thënë 48-vjeçarja Bellucci, e cila është martuar prej 14 vitesh me aktorin Vincent Cassel.“Unë e Vincent bëjmë një jetë plotësisht të pavarur: jemi në dy botë të ndryshme dhe shpesh nuk ndajmë asgjë. Nuk rrimë bashkë tërë kohës: miqtë e tij janë vetëm të tijtë, të mitë janë një gjë tjetër”, ka rrëfyer ajo.
25 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)





