Home »
» “AffarInternazionali”: Ja çfarë pritet nga politika e jashtme amerikane?
“AffarInternazionali”: Ja çfarë pritet nga politika e jashtme amerikane?
Mandatet e dyta i kanë ofruar Presidentëve amerikanë mundësinë për të nisur iniciativa impenjative në politikës e jashtme, dhe kjo është e kuptueshme përderisa ata janë të lirë nga kufizimet që lidhen me rizgjedhjen ose jo në detyrë. Ky fenomen shkon deri aty, sa ata kanë mundësi të bëjnë korrigjime të rëndësishme të kursit. Në fakt, pas tundimeve uni-laterale në mandatit të parë, George W. Bush u përpoq për të kuruar marrëdhëniet me aleatët evropianë. Nga ky kënd-vështrim të paktën mund të interpretohet edhe zgjedhje që bëri presidenti Bush duke vendosur në pozicionin e Sekretarit të Shtetit njeriun më besnik ose me kalimin në këtë pozicion nga Kolin Pauell te Kondoliza Rice.
Trashëgimia ndërkombëtare e Bill Clinton u perfeksionua gjatë katër viteve të fundit, me ndërhyrjen ushtarake kundër Beogradit, zgjerimin e NATO-s në Lindje, përshpejtimi i hyrjes së Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), suksesi në Azi me procesin e pajtimit me Vietnamin, por edhe dështimeve në Lindjen e Mesme me ndalimin e procesit të paqes. Presidenti Klinton zgjodhi përsëri një Sekretare Shteti ‘Skifter’ dhe të fuqishme në mandatin e dytë, ose kalimin nga Warren Christopher te Madeleine Albright, gruan e fortë me origjinë Çeke, e famshme për përkufizimin që i bëri Amerikës si “kombi i domosdoshëm”.
Vazhdimësia…
Mandati i dytë i Obamës mund te filloje me mësimin e vazhdimësisë së kësaj praktike. Me tërheqjen e kërkesës në Departamentin e Shtetit – që u pa me të drejtë si e guximshme – të Susan Rice, jo popullore nga të dy krahët, republikanët dhe nga pjesë të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara për të cilën në vetvete roli i Sekretares së shtetit duhet të ishte dhe jetë dinamike, zgjedhja ra tashmë mbi John Kerry.
Me John Kerry, që sipas të gjitha gjasave do konfirmohet nga Senati, është e mundshme që politika jashtme USA, të paktën në një fazë të parë, do vazhdojë të vendoset efektivisht në dhe nga Shtëpia e Bardhë, siç është performuar edhe në mandatin e parë të Obamën. Me kalimin e kohës, duke zgjidhur mosmarrëveshjet e marrëdhënieve fillestare dhe restaurimit të respektit të ndërsjellë, Hillari Klinton fitoi një rol gjithnjë e më të rëndësishme, duke marrë kuota autonomie të cilat kanë peshuar më vonë edhe në orientimet e administratës.
Megjithatë për momentin, është e vështirë të identifikohen çështjet ose zonat ku Sekretari Kerry do të ketë kartat apo ambiciet që do ta shquanin në mënyrë të konsiderueshme nga Presidenti Obama. Si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, Kerry ka qenë i përfshirë në të gjitha çështjet e mëdha të politikës së jashtme. Ai ka demonstruar një interes të veçantë duke ka treguar talentin dhe opinionet e tij në marrëdhëniet e vështira dhe delikate si me Pakistanin dhe Afganistanin, duke u ndërlidhur drejtpërdrejtë me udhëheqës problematikë si Presidenti afgan Hamid Karzai. Ka mbajtur një pozicion të vendosur dhe të fortë kundër Kinës në manipulimin e rregullave të tregtisë, por është shfaqur gjithashtu i paqartë në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme, duke mbështetur ndërhyrjen në Libi dhe, fillimisht duke demonstruar besim në aftësinë e Damaskut për zgjidhje paqësore të tensioneve të brendshme, të cilat precipituan deri në luftë civile.
Evropianët e pëlqejnë faktin që Sekretari Kerry ndan një orientim euro-atlantik jo të ndryshëm nga ai i Klintonit, dhe më shumë instinktiv se Obama, që vetëm me kalimin e kohës është demonstruar i lidhur me Evropë që kur ishte kandidat për President i SHBA-ve nuk e kishte. Stabiliteti i ofruar nga Kerry, megjithatë, mund të kurajojë Shtëpinë e Bardhë në çuarjen përpara të atyre ndryshimeve në veprimtarinë ndërkombëtare që në të vërtetë ka nevojë SHBA.
Dritë- hijet…
Politika e Obamës ka pasur një vlerë të madhe dhe një defekt të madh, këto janë dy anët e të njëjtën medalje. Presidenti Obama ka ditur të lërë pas dhe me sukses trashëgiminë e vështirë të Presidentit Bush, duke kuruar imazhin dhe kredibilitetin e SHBA-ve në botë. Ai gjithashtu zgjodhi një qëndrim pragmatik dhe jo ideologjik dhe manikeist, me një vetëdije të qartë se bota shumë polare i shekullit 21, fuqia e madhe që Shtetet e Bashkuara gëzojnë ende, mund të shprehet në mënyrë efektive vetëm duke i dhënë jetë koalicioneve të forcave më të mëdha.
Kufizimi kryesor i politikës së jashtme të Obamës ishte kuptimi i ekuilibrit të forcave delikate në lojë, e cila ishte mungesa më e madhe e Bushit, ndërkohë që kjo performancë është shoqëruar shpesh me një qasje më modeste dhe jo vetëm, por edhe më aktive, nëse jo e tërhequr në raste të tjera. Siç e kemi parë, për shembull, në lidhje me Rusinë dhe partnerët e tjerë problematikë, me të cilët ishte e nevojshme të përtërijë një dinamike të bashkëpunimit.
Obama gjithashtu zbuloi shpejt se një ndryshim i tonit dhe një hapje më elastike nuk do të çonte në vetvete drejt përparimeve të thella, siç ishte për Iranin dhe me ashpërsimin e sanksioneve, por edhe me Kinën deri sa Sekretarja Klinton zgjodhi një linjë më të sigurt ndaj këtij vendi të madh. Qasja fillestare që forconte institucionet ndërkombëtare, politika e dorës së shtrirë, ideja e marrëdhënieve mes forcave dhe pushteteve në hapësirën post-sovjetike, ashtu edhe në teatrin e Azisë duke kaluar “në fushën e shahut” në Lindjen e Mesme, nuk duhet të jetë asnjëherë në shumën zero, që u implementua gjatë katër viteve të para dhe u korrigjua në mënyrë të konsiderueshme në kuptimin realist nga Klinton.
Kjo e fundit ri-propozoi qasjen e Albright, një qasje pragmatiste, por jo pak e bazuar në vlera, që e shihte multilateralizmit jo thjesht si parim, por si një mjet që do të mund të përdoret në rastet kur ajo është me të vërtetë efektive. Sekretarja Klinton gjithashtu kërkoi për të hyrë në një marrëdhënie me aktorët e tjerë nga një pozicion i forcës, duke lidhur kështu dhenien e koncesioneve nga ana e vendeve rivale dhe marrjen e përgjegjësive nga aktorët rajonalë në kërkim të hapësirës së duhur, të tilla si Turqia, dhe lojtarët në protagonizëm ose ri-protagonizëm, si Kina.
Prioritet…
Kjo qasje e saktë duhet ende të bëjë llogaritë me “ndeshje” të deklaruara të mbyllura me shumë nxitim. Shpresohet se politika e jashtme e SHBA-ve do të përqendrohet në këto argumente në vitin 2013 dhe më tej. Ndeshja me Azinë do të vazhdojë të jetë më strategjikja. Por “strumbullari i Azisë” nuk mund të sinjifikojë një largim vëmendje nga Lindja e Mesme e cila po bëhet gjithnjë e më shumë globale dhe shumë polare dhe që është e destinuar të mbetet terren qendror i përplasjes ndërmjet Fuqive dhe modeleve të zhvillimit politik dhe ekonomik alternativ.
Për të evituar që tërheqja nga Afganistani të bëhet duke lënë pas ekuilibra të pasigurta dhe armiqësorë, si në rastin e çmobilizimit të pamatur nga Iraku, është e nevojshme përfshirja e partnerëve të ndryshme rajonale, por edhe të Iranit. Obama duhet pra të zgjerojë dialogun me Teheranin, i cili tashmë është duke u kufizuar në çështjen bërthamore, edhe për çështje më të gjera të sigurisë rajonale. Kjo do të jetë zgjedhje e drejtë dhe hapi i domosdoshëm, ndonëse kritik, për interesat perëndimore dhe stabilitetin rajonal. Rreziku i zgjerimit te konflikteve sjell nevojën e përfshirjes në to si të Shteteve të Bashkuara ashtu dhe të Evropës. Obama do të duhet të ri-aktivizojë një marrëdhënie më strategjike me Evropën për të kontrolluar trazirat që karakterizojnë, në forma të ndryshme, sipërfaqe të madhe që shkojnë nga hapësirat post-sovjetike në ato post-osmane. Kriza europiane është e përfshirë nga SHBA-të me implikimet e saj ekonomike ne kontinentin e vjetër. Por është koha për të përcaktuar më qartë në mandatin e dytë të Obamës ndërvarësinë politike mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në fazën gjatë tranzicionit ndërkombëtar aktual.
Projekti i Zona së Tregtisë së lirë mes dy anëve të Atlantikut, që Hillari Klinton e ka lancuar tashmë që në dhjetor, e cila do të formalizohet në javët e ardhshme, si bashkëpunim në aktualizim mund të jetë një gur themeli, por vetëm nëse iniciativa ekonomike do të aktivizojë stimuj afatgjata dhe strategjike. Sekretari Kerry në kryeqytetet evropiane mund ta fillojë nga kjo punën e tij, duke ofruar me kalimin e kohës energji dhe burime kritike të veprimit të Shtëpisë së Bardhë, e cila është e kufizuar nga presioni i emergjencave të brendshme ekonomike dhe rebusit të Lindjes së Mesme…
Përgatiti: Artur Nura
Marrë me shkurtime nga “AffarInternazionali”, revistë politike “on-line” mbi strategjitë e ekonomisë ndërkombëtare publikuar nga Instituti i Politikave Ndërkombëtare në Itali.





